(253) Disa nga ata pejgamberë i kemi dekoruar më shumë se disa të tjeë. Me disa prej tyre ka folë (biseduar) Perëndia, kurse disa prej tyre i ka lartësuar në shkallë të lartë. E Isait, birit të Merjemës, i kemi dhënë dokumente të qarta dhe e kemi forcuar me Xhebrailin. Sikur të donte Perëndia, nuk do të vriteshin njerëzit që erdhën pas pejgamberëve, meqë (pasi) atyre madje u kishin zbritur argumentet, por ata u shpërndanë; disa nga ata besuan, e disa mohuan. E, sikur të donte Perëndia, ata nuk do të vriteshin mes vet, por Perëndia punon ashtu si dëshiron Ai vetë.
(254) O besimtarë! Jepni nga ata që kemi dhuruar Na, para se të vijë Dita në të cilën nuk ka shit-blerje, as miqësi as ndërmjetësi! – mohuesit janë të vetmit ata që e tejkaluan kufirin (zullumqarë).
(255) Perëndia është – s’ka tjetër zot përveç Tij, (i cili) jeton përgjithmonë dhe zotëron (mbi të gjitha krijesat)! Atë nuk e kaplon as kotja as gjumi! Të Atij janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë. Kush mund të angazhohet për ndokend pa lejën e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhë përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen. Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç asaj që Ai ka dashur t’ua tregojë. Froni (Madhëria) e Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Atij nuk i vie rëndë t’i ruajë ato. Ai është shumë i Lartë, i Madhëruar!
(256) S’ka shtrëngim në fe se me të vërtetë është dalluar e drejta nga e shtrembëta! Ai që i mohon putat (të këqijat) dhe beson në Perëndinë – ai ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. – Se Perëndia i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.