(158) A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt, ose të vijë (urdhëri) i Zotit tënd (me dënim) ose të vijnë disa argumente të Zotit tënd. Kur të vijë ndonjë argument i Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë, në besimin e tij. Thuaj: “Pritni ju, se edhe ne, me të vërtetë po presim!”
(159) Me të vërtetë, ti s’ke asgjë me ata që e përndajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në grupe. Te Perëndia është puna e tyre, e Ai do t’i informojë ata për atë që kanë punuar.
(160) Kush punon vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetë fish. Kush punon vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas mëkatit, dhe atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.
(161) Thuaj: “Mua, me të vërtetë, Zoti im, më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, fenë e pastër të Ibrahimit, i cili nuk ka qenë adhurues i putavet”.
(162) Thuaj: “Me të vërtetë, namazi im, edhe adhurimi im, jeta ime, dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Perëndisë, Zotit të Gjithësisë.
(163) Për, të s’ka shoq; dhe kjo më është urdhëruar dhe unë jam i pari musliman”.
(164) Thuaj: “A mos vallë do të kërkojë unë tjetër zot, përveç Allahut, kur Ai është Zot i të gjithave? Kushdo që punon diçka, punon për vete, dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit. Pastaj do të ktheheni te Zoti juaj, dhe Ai do t’ju informojë për atë që keni qenë në konflikt.
(165) Ai bën që ta ndërroni njëri-tjetrin në Tokë dhe Ai ju ngritë nëpër pozita disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju provuar për atë që ju ka dhënë. Me të vërtetë, Zoti yt, është i shpejtë në dënim, por me të vërtetë, është edhe falës e mëshirues.