(41) e mëkatarët atëherë, do të njihen sipas pamjes (së fytyrës së tyre) dhe do të kapen për flokë (kacule) dhe për këmbë.
(42) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(43) (Atyre u thuhet): “Ja, ky është xhehennemi të cilin e përgënjeshtronin mëkatarët!
(44) Ata do të sillen në mes zjarrit dhe ujit të vëluar ë ka arritur shkallën më të lartë të vëlimit!
(45) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(46) E, për ata që i druajnë paraqitjes para Zotit të vet, do të kenë dy xhennete,
(47) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(48) (dy xhennete) me drunj të degëzuar,
(49) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(50) në të ka burime që rrjedhin
(51) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(52) në ta – prej çdo lloj peme, ka nga dy lloje, -
(53) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(54) (ata do të jenë) të mbështetur në shtrojet, astari i të cilave është prej mëndafshi të trashë, e frytet e dy xhenneteve do të jenë të afërta (për t’i kapë me dorë),
(55) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(56) Në ta, do të jenë ato (virxhëreshat), me sy ulur, të cilat – para tyre, nuk kanë pasur takim as me njerëz as me xhindë,
(57) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(58) ato do të jenë si rubin (gurë të çmueshëm) dhe merxhanë (korale),
(59) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(60) Vallë, për veprën e mirë, a ka tjetër shpërblim pos të mirë?!
(61) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(62) E, nën këto dy (xhennete) janë edye dy xhennete (tjera), -
(63) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(64) (Këta dy janë) të stolisur me gjelbërim,
(65) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(66) në to janë dy burime (të përhershme) fiskishë (që hedhin lart ujin),
(67) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!