(11) e, njëri-tjetrin do ta shohin. Atëherë, fajtori, dëshiron të paguajë dënimin e asaj Dite me djemtë e vet,
(12) me gruan e vet dhe vëllain e vet,
(13) dhe me farefisin e tij të ngushtë,
(14) si dhe me të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës – vetëm për të shpëtuar.
(15) Jo, kurrsesi! Ai është zjarri,
(16) që duke e kapur për kokë,
(17) e tërheq kah veti atë (njeri) që ia ka kthyer shpinën dhe i është shmangur të vërtetës!
(18) Dhe ka grumbulluar (pasuri) dhe ka depozituar (duke mos dhënë asgjë).
(19) Njeriu, me të vërtetë, është krijuar lakmus vetjak:
(20) kur e goditë e liga – dëshpërohet
(21) e kur t’i bie e mira – bëhet koprrac (nuk jep – refuzon),
(22) pos besimtarëve,
(23) të cilët në lutjet e veta (namaz) janë të qëndrueshëm;
(24) dhe që në pasurinë e tyre ka të caktuar një pjesë,
(25) për lypësin dhe për të varfërin (që nuk e zgjatë dorën),
(26) dhe ata që besojnë Ditën e Kijametit
(27) dhe ata që druajnë nga dënimi i Zotit të tyre, -
(28) e, me të vërtetë, (askush) nuk është i sigurtë prej dënimit të Zotit të vet –
(29) dhe ata që i ruajnë pjesët e turpshme të organizmit të vet,
(30) përveç ndaj bashkëshorteve të tyre dhe ato që i kanë në pronësi – at, a me të vërtetë, nuk meritojnë qortim, -
(31) e kush kërkon jashtë këtyre caqeve, është kundërvajtës,
(32) edhe ata që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë obligimet e tyre,
(33) edhe ata që dëshminë e tyre e zbatojnë
(34) edhe ata të cilët e kryejnë namazin (në kohën) e rregullt,
(35) ata në kopshtie të xhennetit do të nderohen.
(36) Përse jobesimtarët nxitojnë kah ti;
(37) djathtas e majtas, tuba-tuba?!
(38) E që çdonjëri prej tyre dëshiron të hyjë në xhennetin e dhuntive (pa merita)? –
(39) Kurrsesi! Ne, me të vërtetë, i kemi krijuar ata, prej asaj që e dinë!