البروج Al-Burooj
(1) Betohem në qiellin e stolisur me hyllsi,
(2) dhe në Ditën e premtuar (Kijametit),
(3) dhe në dëshmitarët, si dhe në atë që do të dëshmohet (atë ditë),
(4) mallkuar qofshin ata ë kanë hapur hendeqe,
(5) dhe që i mbushën me zjarr, me gjithëfarë lënëdësh djegëse,
(6) (mallkuar qofshin ata) kur u ulën pranë tij
(7) dhe ishin prezent të asaj (që u bënë besimtarëve)!
(8) E, (jobesimtarët) i munduan ata vetëm pse i besuan Zotit të Plotëfuqishëm dhe Falenderues,
(9) pushteti i të cilit shtrihet në qiej dhe në Tokë, - e Perëndia është Dëshmitar i çdo gjëje.
(10) Pa dyshim, ata që i torturojnë besimtarët dhe besimtaret e që (pastaj) nuk pendohen – i pret dënimi i skëterrës dhe (për ta ka) dënim zjarri,
(11) e, me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – për ta ka kopshte të xhennetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë; - e ky është sukses i madh.
(12) Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd, është i ashpër!
(13) Me të vërtetë, Ai krijon prej kurrgjëje dhe përsëri i kthen (ps vdekjes – i ringjallë);
(14) Ai është falës dhe plot dashuri,
(15) Zot i Arshit (fronit) të Madhërueshëm,
(16) Ai punon çka të dojë.
(17) A ka arritur te ti lajmi për ushtritë
(18) e Faraonit dhe Themudit?
(19) Por, jobesimtarët – gjithmonë mohojnë,
(20) e Perëndia (i Plotëfuqishëm), i përfshinë të gjithë,
(21) ky Kur’an – (që e mohonin ata), është Kur’ani i madhërueshëm,
(22) i shkruar në Levhi Mahfudh (në pllakën e ruajtur me kujdes).