قريش Quraish
(1) (Perëndia e zhduku ushtrinë e elefantëve) për t’i qetësuar Kurejshët,
(2) t’i qetësojë ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë,
(3) le të adhurojnë pra Zotin e kësaj shtëpie (Qabes),
(4) i cili i ushqen (ngop) ata nga uria dhe i siguroi nga frika.
الماعون Al-Maa'un
(1) A di ti për atë që e përgënjeshtron Ditën e llogarisë (e shpërblimit)?
(2) E ai është, i cili ashpër i dëbon bonjakët
(3) dhe nuk nxitë që të ushqejnë të varfërit.
(4) Mjerë për ata, të cilët kur falen,
(5) janë të pakujdesshëm (të harrueshëm),
(6) e veprojnë, vetëm sa për sy e faqe (para botës)
(7) dhe pengojnë dhënien e ndihmës (në shërbimet e vogla midis njerëzve)!
الكوثر Al-Kawthar
(1) Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira,
(2) andaj, bënë namaz për Zotin tënd dhe therr kurban.
(3) Me të vërtetë, ai që të urren ty, ai vetë është i cungët.