المسد   سورة  : Al-Masad


سورة Sura   المسد   Al-Masad
الصفحة Page 603
الكافرون Al-Kaafiroon
(1) Thuaj: “O ju mohues!
(2) Unë nuk do ta adhurojë atë, që po e adhuroni ju,
(3) e as ju nuk do ta adhuroni Atë që po e adhuroj unë;
(4) Unë nuk kam adhuruar atë që e keni adhuruar ju,
(5) por, edhe ju nuk e keni adhuruar Atë, që po e adhuroj unë.
(6) Ju keni besimin tuaj, e unë kam besimin tim!”
النصر An-Nasr
(1) Kur të arrijë ndihma e Zotit dhe fitorja,
(2) dhe i sheh njerëzit grupe-grupe duke hyrë në fenë e Perëndisë (në Islamizëm)
(3) atëherë lavdëroje Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai, me të vërtetë, është pranues i madh i pendimeve.
المسد Al-Masad
(1) Ju thafshin duart Ebu Lehebit, dhe iu thánë!
(2) Nuk i ka ndihmuar atij as pasuria, e as fitimet tjera.
(3) Ai, me siguri, do të hudhet në zjarrin flakërues,
(4) ashtu dhe gruaja e tij – dru-bartëse;
(5) në qafën e saj ka një litar të bërë prej fijeve (të palmës).
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022