(35) Xhenneti i tillë, që u është premtuar muslimanëve: ka (kopshtije) nëpër të cilat rrjedhin lumenj, frutet e kopshtit janë të përhershme, si dhe freskia e tij. Ky është mbarimi (epilogu) i besimtarëve, kurse fundi i mohuesve është zjarri.
(36) E, atyre që ua kemi zbritur Librin, ata gëzohen për atë që të kemi shpallë ty. Dhe (ka) disa prej grupeve që mohojnë diçka prej tij (Kur’anit). Thuaj: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Perëndinë dhe që mos t’i bëj shok Atij. Vetëm Atij i lutëm dhe vetëm tek Ai kthehem.
(37) Ja, kështu, Na e kemi zbritur Kur’anin – ligj (të mençurisë së shprehur) në gjunë arabe. E, nëse ti ndjekë dëshirat e tyre, pas njohurisë që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmës as mbrojtës prej (dënimit të) Zotit.
(38) Na, me të vërtetë, edhe para teje kemi dërguar pejgamberë dhe u kemi dhënë gra dhe pasardhës. Asnjë pejgamber nuk ka sjellë me vete asnjë mrekulli, përveç me lejen e Perëndisë. Çdo periudhë e kohës ka dispozita ligjore.
(39) Perëndia shlyen çka të dojë e themelon çka të dojë; dhe tek Ai është Libri kryesor.
(40) Qoftë të të tregojmë Na ty, nga ajo që u kemi premtuar atyre, ose ta marrim shpirtin Na ty, ti je i obliguar vetëm ta shpallish (profetninë tënde e jo dënimin e tyre), se llogaria është te Ne.
(41) A nuk po shohin ata, që Ne po ua shkatërrojmë tokën (mohuesve), duke i zvogluar skajet e saj. Perëndia gjykon, dhe s’ka askush që mund ta thyejë gjykimin e Tij dhe Ai është llogaritës i shpejtë.
(42) Dredhi kanë bërë edhe ata që kanë qenë para tyre, e Perëndia është zotërues i të gjitha dredhive. Ai di çka punon çdokush dhe mohuesit do ta dinë se për kë do të jetë përfundimi më i mirë.