(77) Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kijametit) edhe pasuria edhe fëmijët”.
(78) A, mos ai ka mësuar për atë që nuk është parë, ose ka marrë obligim te Perëndia – Mëshirues.
(79) Kurrsesi! Na do ta shënojmë atë që flet, dhe Ne do t’ia vazhdojmë dënimin,
(80) Na do t’ia marrim atij ate për të cilën flet (mallin dhe fëmijët), e ai ke Ne do të vijë vetëm.
(81) Dhe, ata merrnin zotëra, përpos Perëndisë, për t’ju bërë atyre ndihmës.
(82) Kurrsesi; do të mohojnë ata (zotërat e tyre) se mohuesit i kanë adhuruar ata dhe do t’u bëhen atyre kundërshtarë.
(83) Vallë, a nuk ke parë ti, se Ne, kemi dërguar te mohuesit djajtë, që t’i nxisin ata në të keqe të madhe?
(84) Andaj, mos kërko shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numrojmë ditët e tyre të caktuara.
(85) (Kujtoju atyre) kur do t’i tubojmë besimtarët te Mëshiruesi, si të ftuar,
(86) e i shtyejmë mëkatarët në skëterrë (si grixhën e shtazëve kah burimi),
(87) e askush – për askë, nuk do të mund të angazhohet, përveç atij që ka marrë premtim nga Mëshiruesi!
(88) Ata thonë: “Bamirësi i Gjithmbarshëm ka marrë (për Veti) fëmijë”.
(89) Ju, me të vërtetë, flisni diçka të shëmtuar!
(90) Gati janë copëtuar qiejt (prej kësaj thënie), dhe Toka të shëmbet, dhe të rrëzohen malet – duke u thërrmuar,
(91) meqë ata i përshkruajnë fëmijë Bamirësit të Gjithmbarshëm.
(92) E, për Bamirësin e Gjithmbarshëm, është e pakuptueshme, që të ketë fëmijë.
(93) S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë, e që të mos vijë si rob te Bamirësi i Gjithmbarshëm.
(94) Ai, i ka përfshirë të gjithë ata dhe i ka numëruar të gjithë saktësisht.
(95) Dhe, çdonjëri prej tyre, në Ditën e Kijametit, do të vijë fill i vetëm tek Ai.