(33) E, kur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të vet, duke iu kthyer vetëm Atij, e pastaj, kur Ai t’u jap të shijojnë mëshirën e Tij, atëherë një grup prej tyre – i bëjnë shok Zotit të vet,
(34) për ta mohuar atë që u kemi dhënë Ne. (U thuhet atyre): “E, kënaquni, meqë së shpejti do ta dini!”
(35) A mos vallë u kemi dërguar Ne atyre (ndonjë) argument, që flet për atë që më bënin Mua shok ata?
(36) E, kur Ne t’u japim njerëzve ta shijojnë dhuntinë, ata gëzohen me të, e kur t’i godas fatkeqësia për atë që e kanë punuar duart e tyre, atëherë e humbin shpresën.
(37) Vallë, a nuk dinë ata se Perëndia i jep furnizim të gjerë dhe ia pakëson kujt të dojë. Me të vërtetë, për këtë ka argument për njerëzit që besojnë.
(38) Jepja të afërmit të drejtën e tij, edhe të varfërit edhe udhëtarit (që ka ngelë në rrugë)! Kjo është më së miri për ata që e duan kënaqësinë e Perëndisë; e të tillët janë të shpëtuar.
(39) E, të hollat që i jepni për t’u shtuar me të hollat e njerëzve tjerë, nuk do të shtohen te Perëndia, kurse çkado që të jepni nga lëmosha, për ta arritur kënaqësinë e Perëndisë, të atillëve do t’u shumëfishohen (të mirat).
(40) Perëndia është ai që ju ka krijuar, e ju ka dhënë furnizim; pastaj ju vdes e pastaj ju ngjallë. A ka ndonjë nga idhujt tuaj që bënë diçka kësisoji? Ai, është i lavdëruar dhe i lartësuar nga ajo që ata i bëjnë shok Atij!
(41) U shfaq ngatërresa në tokë dhe në det për atë që punuan duart e njerëzve, që t’u japë të shijojën pjesë nga ajo që kanë punuar, për t’u kthyer ata në përmirësim.