(12) E, sikur t’i shohësh mëkatarët se si para Zotit të tyre kokëulur thonë: “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj, kthena që të punojmë vepra të mira! Na, me të vërtetë, me ngulmëri besojmë!”
(13) E, sikur Ne të donim, do t’ia jepnim çdo personi udhëzimin e tij, por kjo është fjala Ime e vërtetë: “Me të vërtetë, do ta mbush xhehennemin me xhindë dhe njerëz bashkërisht!”
(14) E, shijoni (dënimin), ngase e keni harruar takimin e kësaj dite. Në të vërtetë, Ne ju kemi braktisur – dhe shijoni dënimin e përhershëm për atë që keni punuar.
(15) Ajetet Tona i besojnë vetëm ata të cilët kur të këshillohen me to, bijnë në sexhde, dhe të cilët, e madhërojnë Zotin e tyre duke iu falenderuar Atij, dhe të cilët, nuk bëhen mendjemëdhenj.
(16) Pjesët e trupit të tyre ngriten nga shtrati (për t’u falur); i luten Zotit të tyre duke druajtur dhe shpresuar, dhe japin (lëmoshë) nga ajo që u kemi dhënë Ne.
(17) Askush nuk di se çfarë gëzime të fshehta janë për ta – shpërblimi për atë që kanë punuar.
(18) Vallë! A është njësoj si besimtari si mëkatari? Jo, ata nuk janë të barabartë:
(19) ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, për ta janë kopshtet e xhennetit Meëva – të përgatitur për atë që kanë punuar;
(20) e ata që kanë bërë keq, vendbanim i tyre është zjarri; sa herë që duan të dalin nga ai (zjarri), do të kthehen në të dhe do t’u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e keni përgënjeshtruar!”