السجدة   سورة  : As-Sajda


سورة Sura   السجدة   As-Sajda
السجدة As-Sajda
الم (1) تَنزِيلُ الْكِتَابِ لَا رَيْبَ فِيهِ مِن رَّبِّ الْعَالَمِينَ (2) أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ ۚ بَلْ هُوَ الْحَقُّ مِن رَّبِّكَ لِتُنذِرَ قَوْمًا مَّا أَتَاهُم مِّن نَّذِيرٍ مِّن قَبْلِكَ لَعَلَّهُمْ يَهْتَدُونَ (3) اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَىٰ عَلَى الْعَرْشِ ۖ مَا لَكُم مِّن دُونِهِ مِن وَلِيٍّ وَلَا شَفِيعٍ ۚ أَفَلَا تَتَذَكَّرُونَ (4) يُدَبِّرُ الْأَمْرَ مِنَ السَّمَاءِ إِلَى الْأَرْضِ ثُمَّ يَعْرُجُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ أَلْفَ سَنَةٍ مِّمَّا تَعُدُّونَ (5) ذَٰلِكَ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ (6) الَّذِي أَحْسَنَ كُلَّ شَيْءٍ خَلَقَهُ ۖ وَبَدَأَ خَلْقَ الْإِنسَانِ مِن طِينٍ (7) ثُمَّ جَعَلَ نَسْلَهُ مِن سُلَالَةٍ مِّن مَّاءٍ مَّهِينٍ (8) ثُمَّ سَوَّاهُ وَنَفَخَ فِيهِ مِن رُّوحِهِ ۖ وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۚ قَلِيلًا مَّا تَشْكُرُونَ (9) وَقَالُوا أَإِذَا ضَلَلْنَا فِي الْأَرْضِ أَإِنَّا لَفِي خَلْقٍ جَدِيدٍ ۚ بَلْ هُم بِلِقَاءِ رَبِّهِمْ كَافِرُونَ (10) ۞ قُلْ يَتَوَفَّاكُم مَّلَكُ الْمَوْتِ الَّذِي وُكِّلَ بِكُمْ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمْ تُرْجَعُونَ (11)
الصفحة Page 415
السجدة As-Sajda
(1) Elif, Lám, Mîm.
(2) Shpallja e këtij Libri, për të cilin s’ka dyshim – është nga Zoti i gjithësisë,
(3) e ata thonë: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar atë! Jo, ajo është e Vërteta nga Zoti yt – për ta paralajmëruar popullin, të cilit, para teje nuk i ka ardhur kurrfarë paralajmëruesi, që të shkojë në rrugë të drejtë.
(4) Perëndia është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, për gjashtë ditë (periudha kohore), dhe e ka mbizotëruar Gjithësinë (Arshin). Ju, nuk keni – pos Tij, ndihmës as ndërmjetësues; e vallë, a nuk po mendoni?
(5) Ai i udhëheq të gjitha gjërat, prej qiellit deri në Tokë, e atëherë kthehen tek Ai në ditën, gjatësia e së cilës është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj (në këtë Botë).
(6) Ai është dijtës i gjërave të padukshme dhe të dukshme, i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues,
(7) i cili e ka bërë të mirë çdo gjë që ka krijuar dhe ka filluar krijimin e njeriut prej balte,
(8) (e) pastaj, ka bërë që pasardhësit e tij të krijohen prej një rrjedhje të dobët të ujit (spermës),
(9) pastaj, e ka krijuar atë (njeriun) dhe i ka dhënë gjallëri, me frymëzimin e Tij. Ai ju ka dhënë të dëgjuarit, të pamurit dhe të menduarit, - e sa pak prej jush që jeni mirënjohës.
(10) Dhe ata thonë: “E, vallë, pasi të humbasim nën tokë, përsëri do të ngjallemi?” Dhe ata, nuk besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.
(11) Thuaju: “Do t’jua merr shpirtin engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022