سبإ Saba
(1) Falenderimi qoftë për Perëndinë, të cilit i përket çka ka në qielll dhe çka ka në Tokë! Ai, qoft i falenderuar edhe në jetën tjetër! Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.
(2) Ai, di çka hyn në tokë dhe çka del prej saj, dhe çka zbret prej qiellit dhe çka ngritet në të. Ai është mëshirues dhe falës.
(3) E, mohuesit thonë: “Nuk do të vijë Çasti!” Thuaju: “Po! Pasha Zotin tim, i cili i di të gjitha të padukshmet, me siguri do t’ju vie”. – Nuk do t’i fshehet Atij as sa një thërrmi, as në qiej as në Tokë, e nuk ekziston asgjë – as më e vogël nga ajo (thërrmia), as më e madhe, - e që të mos jetë (e shënuar) në Librin e qartë (Levhi Mahfudh) –
(4) për t’i shpërblyer ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, - për ta ka falje dhe furnizim të mrekullueshëm, -
(5) e, ata që luftojnë kundër argumenteve Tona, duke u përpjekur që t’i pengojnë ato – për t’i ikë (dënimit Tonë), për ta ka dënim të tmerrshëm dhe të dhembshëm.
(6) Ata, të cilëve u është dhënë dijenia, shohin se çka të është zbritur ty nga Zoti yt, ajo është e vërteta (Kur’ani), i cili të udhëzon në rrugën e të Plotëfuqishmit dhe të Falenderuarit,
(7) e, mohuesit thonë: “A doni t’jua tregojmë njeriun i cili ju lajmëron, se, kur të shkapërderdheni plotësisht (në varreza), ju, me siguri do të jeni të krijuar përsëri (të ringjallur)?