(48) u shfaqen atyre të këqiat që i kanë bërë dhe do t’i kaplojë dënimi të cilin e përqeshnin.
(49) Kur njeriut i bie ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur pas kësaj i afrojmë një të mirë prej Nesh, thotë: “Kjo më është dhënë vetëm pse kam ditur”. Jo, por kjo është vetëm një sprovim, e shumica e tyre nuk e dinë.
(50) Kështu thonin edhe ata që ishin para tyre, prandaj nuk patën dobi nga ajo që patën fituar,
(51) prandaj, i goditi ata dënimi i të këqiave që kanë punuar. Por, dhe ata që kanë bërë zullum prej këtyre (kurejshit), do t’u bie dënimi për të këqiat që kanë bërë, e nuk do të mund t’i ikin (dënimit).
(52) A nuk e dinë ata se Perëndia i afron furnizim të bollshëm kujt të dojë, e ia ngushton (kujt të dojë); me të vërtetë, në këtë ka argumente për popullin që beson.
(53) Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Perëndisë! Perëndia, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.
(54) Kthehuni kah Zoti juaj dhe përuluni para Tij, para se t’u vijë dënimi, sepse, pastaj nuk do të keni ndihmë.
(55) Dhe, pasoni atë më të bukurën që u është shpallur (Kur’anin) nga Zoti juaj, para se t’ju vie dënimi papritmas, pa e hetuar atë,
(56) e njeriu të thotë: “Mjer për mua që nuk i kam kryer obligimet ndaj Perëndisë, e madje edhe jam tallur (me besimtarët)!”