الزمر   سورة  : Az-Zumar


سورة Sura   الزمر   Az-Zumar
أَفَمَن شَرَحَ اللَّهُ صَدْرَهُ لِلْإِسْلَامِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٍ مِّن رَّبِّهِ ۚ فَوَيْلٌ لِّلْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُم مِّن ذِكْرِ اللَّهِ ۚ أُولَٰئِكَ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ (22) اللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدِيثِ كِتَابًا مُّتَشَابِهًا مَّثَانِيَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ هُدَى اللَّهِ يَهْدِي بِهِ مَن يَشَاءُ ۚ وَمَن يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ (23) أَفَمَن يَتَّقِي بِوَجْهِهِ سُوءَ الْعَذَابِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ وَقِيلَ لِلظَّالِمِينَ ذُوقُوا مَا كُنتُمْ تَكْسِبُونَ (24) كَذَّبَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَأَتَاهُمُ الْعَذَابُ مِنْ حَيْثُ لَا يَشْعُرُونَ (25) فَأَذَاقَهُمُ اللَّهُ الْخِزْيَ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ (26) وَلَقَدْ ضَرَبْنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا الْقُرْآنِ مِن كُلِّ مَثَلٍ لَّعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ (27) قُرْآنًا عَرَبِيًّا غَيْرَ ذِي عِوَجٍ لَّعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ (28) ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا رَّجُلًا فِيهِ شُرَكَاءُ مُتَشَاكِسُونَ وَرَجُلًا سَلَمًا لِّرَجُلٍ هَلْ يَسْتَوِيَانِ مَثَلًا ۚ الْحَمْدُ لِلَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ (29) إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ (30) ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عِندَ رَبِّكُمْ تَخْتَصِمُونَ (31)
الصفحة Page 461
(22) A thua a është i (njëjtë) ai të cilit Perëndia ia ka hapur zemrën për islamizëm, e ai është në dritën e Zotit të vet...? Mjerë për ata që e kanë zemrën të pandishme kur përmendet Allahu; të tillët janë në humbje të qartë!
(23) Perëndia e ka shpallur fjalën më të bukur – Librin (Kur’anin), pjesët e të cilit i gjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrënqethet lëkura atyre që frikohen prej Zotit të tyre, e mandej qetësohen dhe kënaqen lëkurat dhe zemrat e tyre, kur përmendet Perëndia (dhe premtimi i Tij). Ky Libër është udhëzim i Perëndisë, me të Perëndia e udhëzon kë të dojë, e kë Perëndia e shpie në humbje, s’ka kush që mund ta udhëzojë.
(24) A është (i barabartë) ai që e ruan veten prej dënimit të rëndë në Ditën e Kijametit (dhe ai që nuk e ruan)? (Atëhrë) zullumqarëve, u thuhet: “Shijoni atë që keni punuar!”
(25) Kanë përgënjeshtruar ata që kanë qenë para tyre (Mekkasve), e u erdhi atyre dënimi prej nga nuk e pritnin.
(26) Dhe, Perëndia u ka dhëna tyre ta shijojnë poshtërimin në këtë jetë, e dënimi i jetës tjetër është më i madh, sikur ta dinin ata (këtë)!
(27) Dhe, me të vërtetë, u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kur’an për çdo gjë, për t’u këshilluar,
(28) në Kur’anin në gjuhën arabe, në të cilin nuk ka kurrfarë kundërthëniesh, e që t’i druajnë Zotit të tyre.
(29) Perëndia ka sjelël si shembull (krahasimi) njeriun (robin), i cili ka shumë bashkëpronarë të padurueshëm që e kundërshtojnë njëri-tjetrin dhe njeriun (robin), i cili (i takon) vetëm një pronari (dhe e dëgjon vetëm atë). A është pozita e këtyre dyve e barabartë? Lavdi Perëndië, nuk është (e barabartë), por shumica e tyre nuk e dinë këtë!
(30) Me të vërtetë, do të vdesësh ti, e me të vërtetë, do të vdesin edhe ata,
(31) e pastaj, në Ditën e gjykimit, te Zoti juaj do të polemizoni.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022