(12) Dhe, Ai krijoi (të jenë) shtatë qiej në dy ditë (periudha kohore), dhe çdo qielli i caktoi detyrat e tij. E, qiellin më të afërm e kemi zbukuruar me yje të shkëlqyer dhe i ruajmë ato. Kjo është dispozita e të Plotëfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.
(13) Nëse shmangen (refuzojnë besimin), ti thuaju: “Ju paralajmëroj me bubullimë (dënimin e tmerrshëm)) aso dënimi çfarë e goditi Adin e Themudin,
(14) kur atyre u erdhën pejgamberët – para tyre dhe pas tyre (duke thënë): “Mos adhuroni (asgjë) përveç Zotit!” e ata thanë: “Sikur të kishte dashtë Zoti ynë, Ai do të kishte dërguar engjëj. Ne nuk besojmë në atë që është dërguar me ju”.
(15) Sai përket Adit, ata janë madhështuar në Tokë pa kurrfarë baze dhe thonin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë a nuk shohin ata se Perëndia që i ka krijuar, është më i fuqishëm se ata, - e ata i kanë mohuar argumentet Tona.
(16) Dhe, Ne u dërguam atyre në ditët e shëmtuara (fatkeqësisë) erë të ftohtë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë, e dënimi në jetën tjetër është edhe më poshtërues dhe atyre nuk do t’u ndihmohet.
(17) Dhe, Themudit, Ne ia kemi treguar rrugën e drejtë, por ata e deshën (preferuan) verbërimin e jo rrugën e drejtë, andaj ata i goditi dënimi i stuhishëm, poshtërues, për atë që kanë punuar;
(18) e, i shpëtuam ata që besuan dhe që janë ruajtë (prej të këqiave).
(19) (Kujtoju atyre) Ditën kur do të tubohen armiqët e Perëndisë te zjarri (në vendin e llogarisë), e do të tubohen duke u shtyrë me forcë (dhunë),
(20) dhe kur të vijnë tek ai (zjarri), kundër tyre do të dërshmojnë, veshët e tyre, sytë e tyre, dhe lëkurat e tyre – për atë që kanë punuar.