(47) Vetëm Perëndia është i dijshëm kur do të ndodhë Çasti (Kijameti). Kurrfarë fruti nuk mund të dalë prej kupës së lules, as femra nuk mund të mbetet shtatzënë, as të lind, - pa dijeninë e Tij. E, atë Ditë kur Ai i thërret (idhujtarët): “Ku janë shokët e Mi, që m’i përshkruanit Mua?” Ata përgjigjen: “Na të lajmërojmë Ty se prej nesh nuk ka asnjë dëshmitar për ta (se janë shok të Tu)”.
(48) Humbën (prej tyre) ata që i adhuronin më parë, dhe ata (tani), e dinë se nuk ka strehim për ta.
(49) Njeriu nuk mërzitet kurrë duke kërkur të mirën (te Perëndia), e nëse e godet e keqja, ai menjëherë bie në dëshpërim dhe humbë shpresën.
(50) Nëse i japim atij (njeriut) që ta shijojë mëshirën Tonë, pas një fatkeqësie që e ka goditur atë, ai me siguri, do të thotë: “Këtë e meritoj, dhe unë nuk besoj se do të ndodhë Çasti (Dita e Kijametit), e nëse kthehem te Zoti im, tek Ai më takon e mira e madhe”. Me të vërtetë, Ne do t’i lajmërojmë mohuesit, për atë që kanë punuar dhe do t’u japim ta shijojnë dënimin e rëndë.
(51) Kur njeriut i dhurojmë dhuntitë Tona, ai shmanget dhe largohet me një anë, (nga të adhuruarit Neve), e kur ta godet e keqja, (atëherë) ai lutet gjerë e gjat).
(52) Thuaju (atyre) o Muhammed: “A po shihni? Nëse ai (Kur’ani) është prej Perëndisë, e ju nuk e besuat; kush është në humbje më të madhe se ai që është në kundërshtim, larg (së vërtetës)?”
(53) Na, atyre, do t’u dëftojmë argumentet Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe te vet ata, deri sa t’u bëhet plotësisht e qartë, se ai (Kur’ani), është i vërtetë. Vallë, a nuk të mjafton ty, që Zoti yt është, me të vërtetë, dëshmues i çdo gjëje?!
(54) E, ata, me siguri, dyshojnë në takimin me Zotin e tyre. Dinie se, Ai (Perëndia), i përfshinë të gjitha gjërat (me fuqi dhe dijeni).