(36) E, sa gjenerata i kemi shkatërruar par tyre, duke qenë ata më të fortë (se Kurejshit) dhe ata bredhnin nëpër Tokë. – E, a kanë mund të gjejnë strehim?!
(37) Me të vërtetë, për të gjitha këto ka këshillë për atë që ka mend ose që dëgjon, e që është i përqëndruar.
(38) Ne, kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet mes tyre për gjashtë ditë (periudha kohore), dhe nuk na përshkoi kurrëfarë lodhje.
(39) Andaj, duroje atë që e thonë ata dhe madhëroje Zotin tënd, dhe falenderoje Atë para lindjes së diellit dhe para muzgut,
(40) dhe madhëroje Atë në një pjesë të natës dhe pas kryerjes së namazit.
(41) Dhe përgjoje ti! Ditën kur thërritësi (engjëlli) thërret prej vendit të afërt,
(42) Ditën kur ata do ta dëgjojnë zërin e vërtetë, ajo do të jetë Dita e daljes (ringjalljes).
(43) Na, me të vërtetë, japim gjallëri dhe japim vdekje dhe te Ne është kthimi!
(44) E, në Ditën kur toka do të çahet e të dalin ata me nxitim; kjo është ringjallja, për Ne (kjo) është lehtë.
(45) Na dimë mirë çka thonë ata; e ti nuk je ai që i shtrëngon ata (të besojnë), por këshilloje me Kur’an atë që i druan premtimit (dënimit) Tim!
الذاريات Adh-Dhaariyat
(1) Pasha ato erëra që çojnë (pluhurin),
(2) dhe të cilat bartin ngarkesat,
(3) dhe ato (erëra) që lundrojnë lehtë,
(4) dhe pasha engjëjt që shpërndajnë urdhërat, -
(5) me të vërtetë, është e sigurt ajo që ju premtohet,
(6) dhe çdo shpërblim (i premtuar) do të ndodhë!