(16) Na e kemi krijuar njeriun dhe Na dimë çka i pëshpërit shpirti atij, se Ne (me dijeninë Tonë) jemi më afër se damari i tij i qafës,
(17) (dhe nga të dy engjëjt) të cilët i rrinë atij nga ana e djathtë dhe e majtë,
(18) dhe ai nuk e thotë asnjë fjalë e që pranë tij të mos jetë ai që mbikëqyrë.
(19) Mundimet e vdekjes do të arrijnë me siguri – kësaj nuk mund t’i ikësh
(20) dhe do të fryhet në Sur – kjo është Dita e premtimit –
(21) dhe çdonjëri do të vijë, e me të ka grahës dhe dëshmitar.
(22) Ti, me të vërtetë, ke qenë i pakujdesshëm për këtë (momentin e vdekjes), andaj ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i prehtë.
(23) E, shoku i tij do të thotë: “Ky pranë meje, është i gatshëm”
(24) (u thuhet): “Hidheni në zjarr çdo mohues inatçi,
(25) pengues i të mirave, që kalon (kufirin) dhe i cili dyshon (në fé),
(26) i cili, pos Perëndisë, beson në zot tjetër – andaj hidhe atë në dënimin më të rëndë!”
(27) E, shoku i tij do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vet ka qenë në humbje të madhe”.
(28) Atyre (Perëndia) do t’ju thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam lajmëruar premtimin (dënimin),
(29) Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam zullumqar i robërve të Mi”.
(30) Në Ditën kur do ta pyesin xhehennemin: “A u mbushe?” e ai, përgjigjet: “A ka edhe më?”
(31) E, xhenneti do t’u afrohet besimtarëve, jo larg.
(32) Kjo ju është premtuar, çdokujt që është penduar dhe ruajtur (nga kalimi i kufirit),
(33) i cili frikohet prej Perëndisë edhe atëhrë kur nuk e sheh kush dhe i cili vie me zemër të kthyer kah Perëndia”.
(34) (U thuhet atyre): “Hyni në të (në xhennet), në qetësi (e mirësi), kjo është Dita e përhershme!”
(35) Në të do të kenë çka të duan – e prej Nesh edhe më shumë.