(32) A mos u vie atyre kjo nga mendja e tyre, apo ata janë popull kryeneç (që e kanë kaluar kufirin)?
(33) Apo thonë: “Ai e ka trilluar atë (Kur’anin)”. – Jo, por ata nuk besojnë;
(34) andaj, le ta sjellin ata një fjalim të ngjashëm me të, nëse thonë të vërtetën!
(35) A mos vallë, ata janë krijuar pa Krijues, apo mos janë ata krijues të vetvetes?!
(36) A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Jo, por ata nuk duan të besojnë.
(37) Vallë, a mos në ta është thesari i Zotit tënd, ose, vallë ata sundojnë?
(38) Vallë, a mos kanë shkallë (me të cilat ngjiten lart) e përgjojnë?! E, le të sjell (ai) përgjuesi i tyre argument të qartë!
(39) Apo, për Te janë vajzat, e për ju djemtë?!
(40) Vallë a mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e që ata të jenë të ngarkuar me këtë?!
(41) Ose, a mos tek ata është sekreti, e ata e përshkruajnë?!
(42) Apo dëshirojnë ngatërresë, e vetëm mohuesit do të jenë të ngatërruar?
(43) Ose ata kanë zot (tjetër) pos Perëndisë? Perëndia është i Lartësuar mbi atë çka i përshkruajnë Atij!
(44) Dhe, sikur të shihni se po bie një copë nga qielli, do të thoshin: “Retë e grumbulluara!”
(45) E, lëri ata, derisa të mos takohen me Ditën në të cilën do të shkatërrohen.
(46) Ditën në të cilën, dinakëritë e tyre nu do t’u bëjnë dobi asgjë dhe kur ata nuk do t’i ndihmojë askush.
(47) E, me të vërtetë, për zullumqarët ka edhe dënim tjetër pos këtij; por (këtë) shumica e tyre nuk e dijnë.
(48) E, ti duro për Vendimin e Zotit tënd! Me të vërtetë, ti je nën mbrojtjen Tonë; dhe lavdëroje duke e falenderuar Zotin tënd kur të ngritesh,
(49) dhe, madhëroje Ate edhe natën edhe pas perëndimit të yjeve!