(68) në to ka pemë, hurme dhe shega,
(69) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(70) në to ka bukuroshe virtytesh të mrekullueshme,
(71) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(72) hyritë (e xhennetit) të kufizuara më shatorra,
(73) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(74) të cilat – para tyre, nuk kanë pasur takim as me njerëz as me xhindë, -
(75) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(76) Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbëra, të mrekullueshme dhe të bukura, -
(77) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(78) Është i lartësuar emri i Zotit tënd, të Madhërueshëm dhe Bamirës!
الواقعة Al-Waaqia
(1) Kur të ndodhë Ngjarja (Dita e Kijametit), -
(2) të ndodhurit e saj askush nuk do ta mohojë,
(3) e cila i ulë (të këqinjtë), i lartëson (të mirët),
(4) kur Toka të dridhet fuqishëm,
(5) dhe malet të derdhën copë-copë,
(6) dhe shndërrohen në pluhur të shpërndarë,
(7) kur ju njerëzit, do të ndaheni në tri grupe:
(8) ata të lumturit – kush janë të lumturit?!
(9) dhe ata fatkëqinjtë – kush janë fatkëqinjtë?!
(10) Ata që kanë prirë (në besim), do të prijnë (edhe në xhennet),
(11) ata janë të afërt
(12) në kopshtet e xhennetit e të kënaqësisë,
(13) (e këta janë) shumë prej të parëve,
(14) e pak prej të mëvondshmëve, -
(15) në divanet e stolisura (me gurë të çmueshëm),
(16) të mbështetur në to dhe të kthyer njëri karshi tjetrit;