(6) Me të vërtetë, ky ka qenë shembull i mirë për ju, për ata që shpresojnë në Perëndinë dhe në Ditën e Kijametit. E kush shmanget, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur, Ai meriton tërë falenderimin!
(7) Ka gjasë që Perëndia do të lidhë (vendosë) dashuri midis jush dhe atyre ndaj të cilëve keni qëndrim armiqësor; Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe falës e mëshirues.
(8) Perëndia nuk ju ndalon të shprehni mirësinë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre, të cilët nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë (suaj) dhe që nuk ju dëbojnë juve prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Perëndia i don të drejtit.
(9) Perëndia u ndalon juve t’i bnëi miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, si dhe kontribuojnë që të jeni të dëbuar; e kushdo që i bën miq ata – të tillët janë zullumqarë.
(10) O besimtarë, kur u vijnë juve besimtaret emigrante, provoni (besimin) tek ato, - e Perëndia më së miri e di besimin e tyre. Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te pabesimtarët: Ato nuk u lejohen atyre, si dhe as ata nuk janë të lejueshëm për to. Jepni shpenzimet e bëra atyre (jobesimtarëve). Nuk ka pengesë që t’i merrni ju ato për bashkëshorte, pasi t’u jepini dhurata martese. Mos qëndroni në martesë me idhujtare (pagane). Kërkoni atë që keni dhënë (si dhuratë martese), por dhe ata (jobesimtarët) le të kërkojnë atë që kanë dhënë (si dhuratë martese). Ky është gjykimi i Zotit, Ai gjykon në mes jush, e Perëndia di çdo gjë dhe është i Gjithëdijshëm.
(11) E, nëse ndonjëra prej grave tuaja kthehet te jobesimtarët si dhe anasjelltas, atëherë plotësoniu atyre shpenzimet e martesës. Dhe druajuni Perëndisë, të cilit i besoni ju!