(27) Kur për së afërmi e panë dënimin, u zymtuan fytyrat e atyre që nuk kanë besuar dhe do t’u thuhet: “Qe, kjo është ajo që e keni kërkuar (shpejtimin e dënimit)!”
(28) Thuaj: “Ç’menoni ju, në qoftë se Perëndia më shkatërron mua dhe ata që janë me mua, ose na mëshiron; kush është ai që do t’i mbrojë jobesimtarët nga dënimi i padurueshëm?”
(29) Thuaj: “Ai është Mëshiruesi, (që na shpëton neve), në Atë besojmë dhe në Atë mbështetemi, e ju sigurisht do ta dini se kush është i humbur plotësisht”.
(30) Thuaj: “Çka mendoni, nëse ujërat tuaja ju shterren – kush do t’u sjell juve ujin rrjedhës?”
القلم Al-Qalam
(1) Nûn. Pasha pendën dhe në atë që shkruajnë ata,
(2) ti, me dhuntinë e Zotit tënd, nuk je i marrë;
(3) ti, me të vërtetë, do të jesh përherë i shpërblyer
(4) dhe, me të vërtetë, ti je me virtyte të mëdha
(5) dhe, ti do të shohësh, por edhe ata (jobesimtarët) do të shohin,
(6) kush nga ju është i marrë.
(7) Zoti yt e di më së miri për atë që e ka devijuar rrugën e tij dhe Ai i di mirë ata që janë në rrugën e drejtë.
(8) Andaj, mos ju përul ti atyre që përgënjeshtrojnë.
(9) Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, e të bëjnë (lëshime) edhe ata,
(10) dhe mos ju përul ti atyre që betohen (rrejshëm), e që janë të poshtër,
(11) lajkatarit dhe atë që transmeton fjalët për të keq;
(12) penguesin e të mirav, e kundërvajtësin e mëkatarin e madh;
(13) të ashpërit dhe pos kësaj edhe kopil, -
(14) (mos ju përul ti) për shkak se është i pasur dhe ka shumë djemë,
(15) i cili kur t’i lexohen ajetet Tona (Kur’ani), thotë: “Këto janë vetëm përralla të (popujve të) lashtë!”