(16) Na (së shpejti), do t’ia damkosim hundën atij!
(17) Na, do t’i provojmë ata (jobesimtaët), sikundër që i kemi provuar pronarët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i marrin frutet;
(18) e nuk patën thënë: “Nëse do Zoti!”
(19) Dhe, e goditi atë (kopshtin) një fatkeqësi nga Zoti yt, derisa ata flinin
(20) dhe ai (kopshti) gëdhiu i shkretëruar.
(21) Kurse, në agim, ata, e thirrën njëri-tjetrin:
(22) “Nxitoni herët në kopshtin tuaj, nëe doni t’i tuboni frutet!”
(23) Dhe at au nisën duke biseduar qetësisht:
(24) “Mos të lejojmë që të paraqitet asnjë i vobektë në kopshtin tonë!”
(25) Dhe, ata u nisën herët, të bindur se do të mund t’i pengojnë ata (të vobektit),
(26) e kur e panë (kopshtin e shkretëruar), ata thanë: “Na, me të vërtetë, qenkemi të humbur;
(27) por, jo, jo, - krejt paskemi mbaruar!”
(28) Njëri më i arsyeshëm, prej tyre tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta kujtoni Perëndinë!”
(29) “Lavdëruar qoftë Zoti ynë!” – thanë. Na, me të vërtetë, paskemi qentë të padrejtë!”
(30) Dhe, atëherë filluan ta qortojnë njëri-tjetrin.
(31) “Sa keq për ne!” thanë ata – ne, me të vërtetë, paskemi qenë të egërsuar;
(32) Zoti ynë mund të na japë edhe më të mirë se këtë; me të vërtetë, ne mbështetemi te Zoti ynë!”
(33) I tillë ka qenë dënimi, e dënimi në jetën tjetër është më i madh, nëse e dinë!
(34) Për ata që i druajnë Perëndisë, te Perëndia do të ketë kopshte të dhuntisë, -
(35) Vallë, a do t’i barazojmë muslimanët me njerëzit e këqinj?! –
(36) Çka keni ju, si gjykoni ju?!
(37) A keni ju ndonjë libër, në të cilin lexoni
(38) se do të keni atë që e zgjedhni ju?
(39) Apo, a ka për ju betime të mëdha, që do të vlejnë deri në Ditën e Kijametit, e që do ta keni atë çka e keni caktuar.
(40) Pyeti ata – kush është garantues për këtë.
(41) Ose, a kanë ata bashkëpunëtorë në këtë. E, le t’i sjellin ata bashkëpunëtorët e tyre, nëse flasin të vërtetën.
(42) (Kujtoju) Ditën e vështirë, kur zbulohen të gjitha dhe ata ftohen (thirrën) që të përulen në tokë (në sexhde), e nuk munden (nuk do të kenë fuqi),