الجن Al-Jinn
(1) Thuaj (o Muhammed!): “Mua m’u ka shpallur se disa prej xhindëve (krijesa të padukshme), kanë dëgjuar dhe kanë thënë: “Me të vërtetë, kemi dëgjuar (një) Kur’an të mrekullueshëm,
(2) i cili udhëzon në rrugën e drejtë – e ne kemi besuar në të, dhe kurrsesi më nuk do t’i bëjmë shok askë Perëndisë sonë,
(3) e, me të vërtetë, qoftë, lartë madhëria e Tij – Zotit tonë! Ai, nuk ka marrë për Vete as bashkëshorte as fëmijë;
(4) (Disa) të marrët nga ne, flisnin gënjeshtra për Perëndinë,
(5) kurse ne, kemi menduar se as njerëzit as xhindët nuk flasin gënjeshtra për Perëndinë;
(6) e disa njerëz kanë kërkuar strehim te disa xhindë, e kjo vetëm që ua shtoi atyre tërbimin,
(7) dhe, ata mendojnë siç mendoni edhe ju: se, Perëndia nuk do të ringjallë askë;
(8) ne jemi ata që kemi arritur në qiell, por kemi hasur në plotë roje të forta (engjëj) dhe shigjeta të zjarrta (meteorë);
(9) dhe uleshim rreth tij, nëpër vende të përshtatshme për të dëgjuar diçka, por ai që përgjon tani, do të hasë në shigjeta të zjarrta (meteorë) që janë në pritje (pusi),
(10) dhe ne nuk dimë, se e keqja i qëllimohet atyre që janë në Tokë, apo Zoti i tyre don t’i udhëzojë në rrugë të mirë,
(11) e midis nesh ka të mirë dhe ka që nuk janë të mirë, ka prej nesh kategori të ndryshme, (grupe të përçara);
(12) dhe ne e kemi ditur se nuk do të mund t’i shpëtojmë Perëndisë në Tokë dhe nuk mund ta lodhim Atë duke ikur (në qiell);
(13) dhe ne, posa dëgjuam udhëzimin (Kur’anin), besuam në të; e kush beson në Zotin e vet, nuk ka përse të druajë nga dëmi as nga zullumi (tërbimi);