(20) A nuk ju kemi krijuar (Ne) nga një pikë uji të pakonsiderueshëm,
(21) të cilin e kemi vendosur në vend të sigurtë,
(22) dei në afatin e caktuar?!
(23) E tillë është fuqia Jonë; e sa të fuqishëm jemi Ne! –
(24) Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
(25) A nuk e bëmë Ne Tokën vendtubimi
(26) të të gjallëve dhe të të vdekurëve
(27) dhe në të kemi vendosur male të larta, dhe a nuk ju dhamë Ne juve të pini ujë të ëmbël (të pijes)? –
(28) Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
(29) (Ju thuhet): “Shkoni kah ajo (dënimi), të cilën ju e keni konsideruar gënjeshtër,
(30) shkoni kah tymi i ndarë në tri fjollë,
(31) i cili nuk të freskon dhe nga flaka nuk shpëton.
(32) Ai hedh shkëndija si rrënjët e lisit të madh,
(33) sikur t’ishin deve (gamilla) të verdha. –
(34) Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
(35) Kjo është ajo ditë kur ata nuk mund të flasin
(36) dhe nuk jepet leje për ta, për t’u arsyetuar. –
(37) Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
(38) (Ju thuhet): Kjo është Dita e gjykimit, në të cilën juv edhe popujt e lashtë i kemi tubuar,
(39) e nëse dispononi me ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje! –
(40) Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
(41) Ata që ruhen nga të kundërshtuarit Perëndinë, do të jenë në mesin e burimeve dhe të hijeve,
(42) dhe midis pemëve çfarë i dëshirojnë.
(43) (Ju thuhet): “Hani e pini, e ju bëftë mirë! (Shpërblim) për atë që keni punuar”.
(44) Kështu Na i shpërblejmë ata, që bëjnë vepra të mira. –
(45) Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
(46) (Ju thuhet jobesimtarëve): “Hani dhe kënaquni, por për pak kohë!”
(47) Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
(48) Por, kur ju thuhet atyre (në këtë jetë): “Përuluni ndaj Perëndisë (falni namazin)!” – ata nuk përulen. –
(49) Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
(50) E, në çfarë libri tjetër do të besojnë, pas Kur’anit?!