(62) E, nëse dëshirojnë të të mashtrojnë ty, - me të vërtetë, të mjafton Perëndia; Ai të ka forcuar, me ndihmën e Tij dhe me besimtarë,
(63) dhe, Ai, i bashkoi zemrat e tyre. Sikur ti të shpenzoje tërë atë pasuri që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Perëndia i bashkoi ato, - Ai, me të vërtetë është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
(64) O Pejgamber! Perëndia të mjafton ty dhe besimtarëve që të pasojnë.
(65) O Pejgamber! Inkurajoi besimtarët në luftë. Nëse në mesin tuaj gjenden njëzet të durueshëm, do t’i mundin dyqind, e nëse nga ju janë njëqind të durueshëm, do t’i mundin njëmijë mohues, sepse, ata janë njerëz që nuk kuptojnë.
(66) Tani, Perëndia u ka lehtësuar juve; Ai di se jeni të lodhur: nëse prej jush njëqind janë të durueshëm do t’i mundin dyqind; e nëse ju jeni njëmijë – me vullnetin e Perëndisë do t’i mundni dymijë. Se, Perëndia, është me të durueshmit.
(67) Asnjë pejgamber s’ka të drejtë të ketë rob për vete, derisa të mos arrijë fitore të plotë në Tokë; ju i dëshironi të mirat e kalueshme të kësaj bote, kurse Perëndia dëshiron botën tjetër. Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
(68) Të mos ishte dispozita e mëparshme e Perëndisë, do t’ju godiste mundimi i madh – për atë që keni marrë.
(69) Hani ushqimet që keni zënë (në luftë), si gjë të lejueshme dhe të bukur, dhe druajuni Perëndisë. – Se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.