(7) Po, po, me të vërtetë, Libri i mëkatarëve është në Sixh-xhin,
(8) e, ata e di ti se ç’është Sixh-xhin?
(9) (Ai është) Libri i shkruar!
(10) Mjer atë ditë për përgënjeshtarët,
(11) që kanë mohuar Ditën e Kijametit –
(12) e atë, e mohon vetëm kundërvajtësi, mëkatari (i madh),
(13) i cili, kur i janë lexuar ajetet Tona, ka thënë: “Trillime të popujve të lashtë!”
(14) E, nuk është ashtu! Por, veprat e tyre (të këqia) i kanë ndryshkur zemrat e tyre (i kanë nxirë).
(15) Jo, jo, atë ditë, me të vërtetë, ata do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre,
(16) pastaj, me siguri, do të hyjnë në skëterrë,
(17) e do t’ju thuhet (nga engjëjt e skëterrës): “Qe, kjo është ajo që e keni mohuar!”
(18) Po, po, me të vërtetë, Libri i të ndershmëve është në Il-lijjin,
(19) E, a e di ti se ç’është Il-lijjin?
(20) Ai është Libri i shkruar
(21) që e dëshmojnë të afërmit (engjëjt) e Perëndisë.
(22) Me të vërtetë, të mirët (njerëz) do të gjenden në xhennet,
(23) e nga divanet – kanapet do të shikojnë,
(24) në fytyrat e tyre do të njohësh freskinë e begative,
(25) atyre do t’u jepet të pinë nga pijet e mbyllura (të ruajtura),
(26) vula e të cilave është misk (parfem), - dhe për këtë, le të bëjnë gara garuesit! –
(27) (pija) do të jetë e përzier me ujin e Tesnimit,
(28) nga burimi i të cilit do të pinë të afërmit e Perëndisë (të mirët).
(29) Me të vërtetë, mëkatarët qeshnin (në jetën e kësaj bote), me ata që besonin;
(30) kur kalonin pranë tyre, njëri-tjetrit ia bënin me sy,
(31) e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argëtoheshin në formë tallëse (me besimtarët);
(32) ata (mëkatarët), kur i shihnin (besimtarët), thonin: “Këta, me të vërtetë, janë të humbur”, -
(33) e, ata nuk janë dërguar për kujdestarë të tyre (besimtarëve).
(34) Sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin mohuesit,