الطارق At-Taariq
(1) Betohem në qiellin dhe yllin e natës.
(2) E, a e di ti se ç’është ylli i natës?
(3) Ai është ylli që shpon terrin (me dritën e vet).
(4) Për çdo njeri ka mbikëqyrës (ndaj tij)!
(5) Le të shikojë njeriu prej çkahjes është krijuar:
(6) është krijuar nga lëngu që kullon (hudhet),
(7) i cili del nga kurrizi (i mashkullit) dhe krahërori,
(8) dhe, me të vërtetë, Ai (Perëndia) është i pushtetshëm – për ta kthyer (ringjallë) atë,
(9) në Ditën kur do të zbulohen sekretet
(10) kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.
(11) Betohem në qiellin, shëndrues i (plot) gjendjeve
(12) dhe Tokën që plasaritet për të mbirë bimët, -
(13) Kur’ani, me të vërtetë, është fjalë që ndanë të vërtetën prej të pavërtetës,
(14) ai nuk është kurrfarë burleske (tregim i kotë)!
(15) Me të vërtetë, at shërbehen me dinakëri (të mëdha),
(16) e, Unë i ndëshkojë për dinakërinë, e tyre –
(17) andaj, caktoju pak afat jobesimtarëve, lëri në qetësi ata edhe për një çast.
الأعلى Al-A'laa
(1) Falendero emrin e Zotit tënd të Lartësuar,
(2) që krijon çdo gjë dhe e bënë të harmonizuar,
(3) dhe që çdo gjë e ka caktuar dhe i ka dhënë inspirim,
(4) dhe që bënë të rriten kullosat,
(5) dhe pastaj bën që të shndërrohen, të thahen e të vyshken.
(6) Na do ta mësojmë ty (Kur’anin, përmes Xhebrailit), e ti nuk do ta harrosh,
(7) përveç asaj që don Zoti. Ai (Perëndia), me të vërtetë, di çdo gjë që shprehni haptazi dhe atë që fshihni –
(8) dhe Ne do ta lehtësojmë ty (rrugën) e lehtë,
(9) prandaj këshillo ti – nëse këshilla ka dobi:
(10) ai që i druan Perëndisë, këshillohet,
(11) e shmanget nga këshillat, ai më i keqi,
(12) i cili do të digjet në zjarrin e madh,
(13) e në të, as nuk do të vdes e as nuk do të jetojë (jetë normale).
(14) Shpëtimin do të arrijë ai që pastrohet (nga të këqiat)
(15) dhe që e përmend emrin e Zotit të vet dhe bënë namaz!