القدر Al-Qadr
(1) Na kemi fillur ta shpallim (Kur’anin) në natën e Kadrit –
(2) e kush të tregon ty se ç’është nata e Kadrit?
(3) Nata e kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj –
(4) engjëjt dhe Xhebraili, me lejen e Zotit të tyre, zbresin në të, për të zbatuar (të gjitha) urdhërat e Zotit,
(5) përshëndetjet e kësaj nate zgjasin deri në agim.
البينة Al-Bayyina
(1) Nuk u larguan nga feja e tyre – mohuesit, që ishin nga idhtarët e Librit, si dhe paganët, deri sa ju erdhi argumenti i qartë:
(2) Pejgamberi nga Perëndia, i cili lexon broshurat e pastra (nga gabimet),
(3) në të cilat ka kapituj me dispozita të çmueshme.
(4) E u ndanë (nuk u pajtuan) ata që patën Librin, vetëm atëherë kur u erdhi argumenti i qartë,
(5) e janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Perëndisë, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën (zeqatin); e kjo është feja e drejtë.
(6) Ata që nuk besojnë, si ata që patën Libër ashtu edhe paganët, ata, me siguri do të gjenden në zjarrin e skëterrës, në te do të mbeten përherë, ata janë krijesat më të këqia.
(7) E, me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – ata janë krijesat më të mira,