(8) shpërblimi i tyre te Zoti i tyre janë kopshtet (xhennetet) e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt ku do të banojnë përherë dhe përgjithmonë. Perëndia është i kënaqur me ta, si dhe ata janë të kënaqur me Te. Kjo është dhuratë për ata që i druajnë Zotit të vet.
الزلزلة Az-Zalzala
(1) Kur Toka të dridhet me dridhjen e tmerrshme të saj,
(2) dhe kur ajo (Toka) të nxjerrë materiale nga brendia e saj,
(3) dhe njeriu të thërret: “Çka ka ajo?!”
(4) atë Ditë ajo tregon lajmet e veta (veprat e mira dhe të këqia) që kanë ngjarë në të,
(5) sepse, Zoti yt e ka urdhëruar atë.
(6) Atë Ditë, njerëzit do të paraqiten në grupe-grupe (të ndara), për t’ju treguar veprat e tyre:
(7) ai që ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël madje sa thërmia, do ta shohin atë,
(8) kurse ai që ka punuar të keqe, qoftë madje sa thërmia – do ta shohin atë.
العاديات Al-Aadiyaat
(1) Betohem në atë (kuajt) që vrapojnë duke dihatur,
(2) e që qesin xixa nga thundrat e tyre,
(3) dhe sulmojnë (armikun) në mëngjes,
(4) dhe n’atë rast çojn pluhur,
(5) të cilët futen në radhët e armikut, -
(6) me të vërtetë, njeriu është jomirënjohës ndaj Zotit të vet,
(7) dhe ai, me të vërtetë, për këtë, është i vetëdijshëm,
(8) dhe, ai është lakmues i madh i pasurisë.
(9) E, vallë, a nuk e di ai (njeriu), kur do të përzihen (ringjallen) ata që gjenden në varreza