النحل   سورة  : An-Nahl


سورة Sura   النحل   An-Nahl
الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوا عَن سَبِيلِ اللَّهِ زِدْنَاهُمْ عَذَابًا فَوْقَ الْعَذَابِ بِمَا كَانُوا يُفْسِدُونَ (88) وَيَوْمَ نَبْعَثُ فِي كُلِّ أُمَّةٍ شَهِيدًا عَلَيْهِم مِّنْ أَنفُسِهِمْ ۖ وَجِئْنَا بِكَ شَهِيدًا عَلَىٰ هَٰؤُلَاءِ ۚ وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً وَبُشْرَىٰ لِلْمُسْلِمِينَ (89) ۞ إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالْإِحْسَانِ وَإِيتَاءِ ذِي الْقُرْبَىٰ وَيَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ وَالْبَغْيِ ۚ يَعِظُكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ (90) وَأَوْفُوا بِعَهْدِ اللَّهِ إِذَا عَاهَدتُّمْ وَلَا تَنقُضُوا الْأَيْمَانَ بَعْدَ تَوْكِيدِهَا وَقَدْ جَعَلْتُمُ اللَّهَ عَلَيْكُمْ كَفِيلًا ۚ إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ (91) وَلَا تَكُونُوا كَالَّتِي نَقَضَتْ غَزْلَهَا مِن بَعْدِ قُوَّةٍ أَنكَاثًا تَتَّخِذُونَ أَيْمَانَكُمْ دَخَلًا بَيْنَكُمْ أَن تَكُونَ أُمَّةٌ هِيَ أَرْبَىٰ مِنْ أُمَّةٍ ۚ إِنَّمَا يَبْلُوكُمُ اللَّهُ بِهِ ۚ وَلَيُبَيِّنَنَّ لَكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ (92) وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَجَعَلَكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَٰكِن يُضِلُّ مَن يَشَاءُ وَيَهْدِي مَن يَشَاءُ ۚ وَلَتُسْأَلُنَّ عَمَّا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (93)
الصفحة Page 277
(88) Ata që nuk kanë besuar dhe që kanë penguar në rrugën e Perëndisë, atyre ua shtojmë dënimin mbi dënim, ngase kanë bërë ngatërresa.
(89) Dhe, (përkujtoju) ditën kur Na do të sjellim kundër çdo populli dëshmitarë nga mesi i tyre (pejgamberi i tyre) dhe (atëherë), Na do të sjellim ty (Muhammed) dëshmitar kundër këtyre. E, Na ta kemi dërguar ty Librin, - shpjegim për çdo çështje dhe si udhërrëfyes, mëshirë dhe sihariq për muslimanët.
(90) Perëndia, me të vërtetë, urdhëron që të veprohet me drejtësi, mirësi dhe t’u ndihmohet të afërmve, e ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon që të pranoni këshillat.
(91) Dhe, zbatoni obligimet e Perëndisë kur t’i merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin – pasi që e keni forcuar, meqë Perëndinë e keni bërë mbikëqyrës tuajin; Perëndia, me të vërtetë di ç’punoni ju.
(92) Mos u bëni (në thyerjen e obligimeve) si ajo (gruaja) e cila e ka shprishur atë që e ka tjerrë, pasi është forcuar – e ka mbetur e shprishur, duke i marrë betimet tuaja-hyrje (mashtrime) në mes vete, vetëm nga shkaku se një popull është më i madh në numër se tjetri. Perëndia, me këtë, vetëm u vënë në provë, e me siguri, Ai do t’ju shpjegojë në Ditën e Kijametit, për atë që ju nuk jeni pajtuar.
(93) Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’ju kishte bërë juve një popull, por Ai e lë në humbje kë të dojë, e kë të dojë e udhëzon në rrugën e drejtë; e ju, gjithsesi, do të përgjigjeni për atë që punoni.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022