الفرقان   سورة  : Al-Furqaan


سورة Sura   الفرقان   Al-Furqaan
وَلَا يَأْتُونَكَ بِمَثَلٍ إِلَّا جِئْنَاكَ بِالْحَقِّ وَأَحْسَنَ تَفْسِيرًا (33) الَّذِينَ يُحْشَرُونَ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ إِلَىٰ جَهَنَّمَ أُولَٰئِكَ شَرٌّ مَّكَانًا وَأَضَلُّ سَبِيلًا (34) وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ وَجَعَلْنَا مَعَهُ أَخَاهُ هَارُونَ وَزِيرًا (35) فَقُلْنَا اذْهَبَا إِلَى الْقَوْمِ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا فَدَمَّرْنَاهُمْ تَدْمِيرًا (36) وَقَوْمَ نُوحٍ لَّمَّا كَذَّبُوا الرُّسُلَ أَغْرَقْنَاهُمْ وَجَعَلْنَاهُمْ لِلنَّاسِ آيَةً ۖ وَأَعْتَدْنَا لِلظَّالِمِينَ عَذَابًا أَلِيمًا (37) وَعَادًا وَثَمُودَ وَأَصْحَابَ الرَّسِّ وَقُرُونًا بَيْنَ ذَٰلِكَ كَثِيرًا (38) وَكُلًّا ضَرَبْنَا لَهُ الْأَمْثَالَ ۖ وَكُلًّا تَبَّرْنَا تَتْبِيرًا (39) وَلَقَدْ أَتَوْا عَلَى الْقَرْيَةِ الَّتِي أُمْطِرَتْ مَطَرَ السَّوْءِ ۚ أَفَلَمْ يَكُونُوا يَرَوْنَهَا ۚ بَلْ كَانُوا لَا يَرْجُونَ نُشُورًا (40) وَإِذَا رَأَوْكَ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا الَّذِي بَعَثَ اللَّهُ رَسُولًا (41) إِن كَادَ لَيُضِلُّنَا عَنْ آلِهَتِنَا لَوْلَا أَن صَبَرْنَا عَلَيْهَا ۚ وَسَوْفَ يَعْلَمُونَ حِينَ يَرَوْنَ الْعَذَابَ مَنْ أَضَلُّ سَبِيلًا (42) أَرَأَيْتَ مَنِ اتَّخَذَ إِلَٰهَهُ هَوَاهُ أَفَأَنتَ تَكُونُ عَلَيْهِ وَكِيلًا (43)
الصفحة Page 363
(33) Dhe ata – nuk do të sjellin ty kurrfarë shembulli (për të kundërshtuar ty), e që Ne mos ta sjellim të Vërtetën dhe komentimin më të mirë.
(34) Këta (mohues), të cilët do të zhvarriten me fytyrat e tyre kah skëterra, këta janë ata më të këqinjtë për nga pozita (e tyre) dhe më së largu prej rrugës së vërtetë.
(35) Dhe Ne, me të vërtetë, ia dhamë Musait Librin dhe ia bëmë ndihmës vëllain e tij – Harunin.
(36) E Ne, u thamë atyre: “Shkoni (ju dy) te populli, i cili i ka përgënjeshtruar argumentet Tona, e pastaj, e kemi shkatërruar atë popull krejtësisht.
(37) (Dhe kujtoje) popullin e Nuhut – kur i quajti gësnjeshtarë pejgamberët, i fundosëm dhe njerëzve ua bëmë këshillë (mësim), e zullumqarëve u kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
(38) (Dhe, i kemi shkatërruar) Adin dhe Themudin, dhe popullin e Re’ssit, si dhe shumë gjenerata në mes tyre.
(39) E, të gjithëve, u kemi sjellë shembuj dhe të gjithë – i kemi shkatërruar krejtësisht.
(40) Dhe, ata në të vërtetë, kanë kaluar pranë vendbanimit, që është shkatërruar me shi të tmerrshëm, e vallë, a nuk e panë atë? Jo, ata nuk i frikohen ringjalljes.
(41) E, kur të shohin ty, të marrin vetëm për (objekt) talljeje: “Vallë, a këtë e ka dërguar Perëndia pejgamber?
(42) Për pak, qe duke na shmangur (larguar) nga hyjnitë tona, por ne u qëndruam besnikë atyre!” Ata do ta dinë – kur të shohin dënimin – se kush është shmangur më larg rrugës së drejtë.
(43) A e ke parë ti atë, që epshin e vet e ka marrë për hyjni? A don t’i bëhesh mbrojtës atij?
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022