(12) Kur t’i vërejë ai (xhehennemi) prej një largësie (ata ia ndiejnë) gurgullimën dhe gërhamën,
(13) e kur të hudhen në një vend të ngushtë të tij, të lidhur duarsh, e thirrin aty – shkatërrimin (e vet).
(14) “Mos thërritni sot një shkatërrim, (por) thërritni shumë shkatërrime!”
(15) Thuaj: “A është më i mirë ky (shkatërrim) apo xhenneti i përhershëm, i cili u është premtuar besimtarëve? Për ta, (xhenneti) është shpërblim dhe vend kthimi.
(16) Për ta ka në të, ç’të duan, duke qëndruar në të përherë. Ky është premtimi i Zotit tuaj, i kërkuar (prej jush)”.
(17) Dhe, atë Ditë kur (Perëndia) i tubon ata (idhujtarët) dhe ata që i adhuronin ata, pos Perëndisë, e u thotë atyre: “A jeni ju ata që i keni shmangur këta robër të Mi, apo ata vetë kanë humbur rrugën e drejtë?” –
(18) ata thanë: “Lavdi qoftë për Ty! Nuk është e mundshme që ne të marrim mbrojtës tjetër, përpos Teje, por Ti u ke dhënë këtyre dhe të parëve të tyre – jetë të begatshme, e ata kanë harruar këshillimin. Dhe, ata kanë qenë popull i shkatërruar!”
(19) Ata, e konsiderojnë për gënjeshtër atë që flitni ju, e nuk do të mundeni të shmangëni (prej vetes dënimin), as t’i ndihmoni vetes. E, kush prej jush bën zullum, Na, atij do t’i japim të shijojë dënimin e madh.
(20) E, Na – edhe para teje kemi dërguar vetëm pejgamberë, të cilët hanin ushqimin dhe shetisnin nëpër tregje, dhe Ne – kemi bërë, që disa prej jush, të jenë sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm ju e duroni! E, Zoti yt i sheh të gjitha.