(44) A, emdpm to se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata janë vetëm si shtazë. Jo, ata janë (edhe më të këqinj, meqë janë) të humbur edhe më shumë.
(45) A nuk e ke parë ti (pushtetin) e Zotit tënd, si e ka zgjatur hijen, e sikur të kishte dashur, do ta lënte të pandryshueshme, dhe – e kemi bërë Diellin tregues të saj,
(46) pastaj, e kemi tërhequr atë, dalëngadalë – pranë Vetes.
(47) Dhe, Ai është, që ua ka bërë natën mbulesë dhe gjumin pushim, e ditën – të lëvizni.
(48) Dhe ai, është, që dërgon erërat si sihariq para mëshirës së tij (sjelljen e shiut). Dhe, kemi lëshur prej qiellit ujë të pastër,
(49) që me atë ta ngjallim visin e vdekur, dhe t’u japim ujë kafshëve dhe shumë njerëzve, që i kemi krijuar.
(50) Dhe, Ne, e kemi lëshuar (shiun) në mesin e tyre, për të medituar (dhuntinë e Perëndisë), por shumica e njerëzve i refuzojnë (të gjitha), përveç mohimit.
(51) Dhe, sikur të donim Ne, do të dërgonim në çdo qytet paralajmërues.
(52) E, mos i dëgjo mohuesit dhe luftoi ata me Kur’an, në një luftë të madhe.
(53) Dhe Ai është, që u ka dhënë rrjedhje të lirë dy sipërfaqeve ujore (det e lum i madh). Njëri është i pijshëm, i ëmbël; e tjetri është i njelmët, i idhët. Dhe, ka ngritur pengesa ndërmjet tyre (rryp toke).
(54) Dhe, Ai është që ka krijuar prej ujit njeriun, e ka bërë (në mes njerëzish) farefisni (përkah gjaku), dhe miqëi (përkah martesa). Dhe, Zoti yt, është i Plotëfuqishëm.
(55) Dhe, ata adhurojnë, pos Perëndisë atë që nuk mund t’u sjellë as dobi as dëm, e mohuesi është ndihmës (i djallit) kundër Zotit të tij,