العنكبوت   سورة  : Al-Ankaboot


سورة Sura   العنكبوت   Al-Ankaboot
فَأَنجَيْنَاهُ وَأَصْحَابَ السَّفِينَةِ وَجَعَلْنَاهَا آيَةً لِّلْعَالَمِينَ (15) وَإِبْرَاهِيمَ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاتَّقُوهُ ۖ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ (16) إِنَّمَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّهِ أَوْثَانًا وَتَخْلُقُونَ إِفْكًا ۚ إِنَّ الَّذِينَ تَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّهِ لَا يَمْلِكُونَ لَكُمْ رِزْقًا فَابْتَغُوا عِندَ اللَّهِ الرِّزْقَ وَاعْبُدُوهُ وَاشْكُرُوا لَهُ ۖ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ (17) وَإِن تُكَذِّبُوا فَقَدْ كَذَّبَ أُمَمٌ مِّن قَبْلِكُمْ ۖ وَمَا عَلَى الرَّسُولِ إِلَّا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ (18) أَوَلَمْ يَرَوْا كَيْفَ يُبْدِئُ اللَّهُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ (19) قُلْ سِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانظُرُوا كَيْفَ بَدَأَ الْخَلْقَ ۚ ثُمَّ اللَّهُ يُنشِئُ النَّشْأَةَ الْآخِرَةَ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (20) يُعَذِّبُ مَن يَشَاءُ وَيَرْحَمُ مَن يَشَاءُ ۖ وَإِلَيْهِ تُقْلَبُونَ (21) وَمَا أَنتُم بِمُعْجِزِينَ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ ۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ اللَّهِ مِن وَلِيٍّ وَلَا نَصِيرٍ (22) وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّهِ وَلِقَائِهِ أُولَٰئِكَ يَئِسُوا مِن رَّحْمَتِي وَأُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (23)
الصفحة Page 398
(15) Dhe Ne, e shpëtuam atë dhe ata që u gjenden në barkë, dhe e bëmë dokument (të fuqisë Sonë) për të gjithë.
(16) Dhe (kujtoje) Ibrahimin kur i pat thënë popullit të vet: “Adhuronie Perëndinë dhe druajuni Atij. Kjo është më së miri për ju, nëse e dini.
(17) Ju, pos Perëndisë, me të vërtetë, po adhuroni idhuj dhe po shpifni gënjeshtra. Me të vërtetë, ata që po i adhuroni ju pos Perëndisë, nuk kanë pushtet t’ju furnizojnë juve, andaj, te Perëndia kërkoni furnizimin dhe adhuronie Atë dhe falenderohuni Atij. Tek Ai do të ktheheni.
(18) E, nëse ju më konsideroni për gënjeshtar, madje edhe popujt e mëparshëm i kanë konsideruar për gënjeshtar (pejgamberët e vet). E, pejgamberi është i obliguar vetëm që të shpall qartazi.
(19) Vallë, a nuk vërejtën ata se si Perëndia i zu fill krijesat prej asgjëje, e pastaj përsëri i kthen në jetë (pas vdekjes). Kjo, me të vërtetë, për Perëndinë është lehtë.
(20) Thuaj: “Udhëtoni nëpër Tokë (Botë) dhe shikoni se si i ka zënë Ai fillin krijesave (prej asgjëje), e pastaj Perëndia u jep gjallëri për të dytën herë. Me të vërtetë, Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.
(21) Ai ndëshkon atë që don Ai dhe e mëshiron kë të dojë Ai, dhe te Ai do të ktheheni.
(22) Ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shpëtoni as në Tokë as në qiell, e pos Perëndisë, nuk keni as mbrojtës as ndihmës.
(23) E, ata që mohojnë ajetet e Perëndisë dhe takimin e Tij, të atillët e kanë humbur shpresën në mëshirën Time dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm”.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022