(31) Dhe, kur të dërguarit Tonë (engjëjt), i sollën sihariq Ibrahimit, thanë: “Na do t’i zhdikim banorët e këtij vendbanimi, sepse, banorët e tij janë zullumqarë”.
(32) Tha (Ibrahimi): “Me të vërtetë, në mesin e tyre është Luti”. Ata thanë: “Na e dimë mirë atë që është në mesin e tyre, - Na do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përpos gruas së tij, ajo do të jetë me ata që janë për dënim”.
(33) E, kur të dërguarit Tonë, i erdhën Lutit, u shqetësua ai për ardhjen e tyre e u shtangua. Dhe ata i thanë: “Mos u friko dhe mos u brengos! Na do të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, pos gruas tënde. Ajo do të jetë me ata që janë për dënim.
(34) E, me të vërtetë, mbi banorët e këtij vendbanimi, do të lëshojmë dënimin nga qielli, ngase ata janë të korruptuar.
(35) Dhe, prej tij kemi lënë një dokument të dukshëm për popullin që mendon.
(36) (I kemi dërguar) edhe Medjenit vëllaun e tij Shuajbin, e ai ka thënë: “O populli im, adhuronie Perëndinë, shpresoni në Ditën e Kijametit (shpëtimin) dhe mos bëni keq në tokë, si ngatërrestarë!”
(37) Por, ata, e përgënjeshtruan atë, e i goditi ata tërmet i tmerrshëm dhe ata gdhinë në shtëpitë e tyre të vdekur e të gjunjëzuar.
(38) (Dhe kujtoje) Adin dhe Themudin, e ju e kishit të qartë (çka ka ndodhur) me shtëpitë e tyre. Atyre, djalli ua ka zbukuruar veprat e tyre, e madje i ka shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse kanë qenë largpamës.