محمد   سورة  : Muhammad


سورة Sura   محمد   Muhammad
وَيَقُولُ الَّذِينَ آمَنُوا لَوْلَا نُزِّلَتْ سُورَةٌ ۖ فَإِذَا أُنزِلَتْ سُورَةٌ مُّحْكَمَةٌ وَذُكِرَ فِيهَا الْقِتَالُ ۙ رَأَيْتَ الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ يَنظُرُونَ إِلَيْكَ نَظَرَ الْمَغْشِيِّ عَلَيْهِ مِنَ الْمَوْتِ ۖ فَأَوْلَىٰ لَهُمْ (20) طَاعَةٌ وَقَوْلٌ مَّعْرُوفٌ ۚ فَإِذَا عَزَمَ الْأَمْرُ فَلَوْ صَدَقُوا اللَّهَ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُمْ (21) فَهَلْ عَسَيْتُمْ إِن تَوَلَّيْتُمْ أَن تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ وَتُقَطِّعُوا أَرْحَامَكُمْ (22) أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَعَنَهُمُ اللَّهُ فَأَصَمَّهُمْ وَأَعْمَىٰ أَبْصَارَهُمْ (23) أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ أَمْ عَلَىٰ قُلُوبٍ أَقْفَالُهَا (24) إِنَّ الَّذِينَ ارْتَدُّوا عَلَىٰ أَدْبَارِهِم مِّن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ الْهُدَى ۙ الشَّيْطَانُ سَوَّلَ لَهُمْ وَأَمْلَىٰ لَهُمْ (25) ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا لِلَّذِينَ كَرِهُوا مَا نَزَّلَ اللَّهُ سَنُطِيعُكُمْ فِي بَعْضِ الْأَمْرِ ۖ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِسْرَارَهُمْ (26) فَكَيْفَ إِذَا تَوَفَّتْهُمُ الْمَلَائِكَةُ يَضْرِبُونَ وُجُوهَهُمْ وَأَدْبَارَهُمْ (27) ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ اتَّبَعُوا مَا أَسْخَطَ اللَّهَ وَكَرِهُوا رِضْوَانَهُ فَأَحْبَطَ أَعْمَالَهُمْ (28) أَمْ حَسِبَ الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ أَن لَّن يُخْرِجَ اللَّهُ أَضْغَانَهُمْ (29)
الصفحة Page 509
(20) E, thonë ata që kanë besuar: “Sikur të ishte shpallur një sure!” E, kur u shpall një sure e qartë dhe në të u përmend (obligimi) i luftës, i sheh ti ata zemrash të sëmuara (me besim të dyshimtë), si të shikojnë ty me shikimin si të agonisë së jetës! E, më e përshtatshme do të ishte për ata –
(21) përulja dhe fjala e mirë! E, kur, madje është caktuar dispozita e luftës, më mirë do të ishte për ta, (atëherë) të jenë të sinqertë ndaj Perëndisë.
(22) E, vallë ndoshta edhe ju (hipokritët) sikur të vinit në pushtet, do të bënit ngatërresa (zullum) në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore?!
(23) Këta janë ata, të cilët i ka mallkuar Perëndia dhe i ka bërë të shurdhër (ndaj së vërtetës) dhe ua ka verbuar sytë (për të parë rrugën e vërtetë).
(24) Vallë, a nuk duan ata të mendojnë për Kur’anin, apo në zemrat e tyre ka dryna?!
(25) Me të vërtetë, ata që janë kthyer prapa (në mohim), pasi u është treguar atyre rruga e drejtë, djalli i ka shpie në mëkat dhe i ka udhqyer ata me shpresë të rrejshme.
(26) Kjo ngjet, ngase ata u thonin atyre, të cilët nuk e donin atë që e ka shpallur Perëndia: “Na do t’ju përulemi juve në disa gjëra”, - e Perëndia i di mirë fshehtësitë e tyre.
(27) E, (çka do të bëjnë) ata, kur engjëjt do t’u marrin shpirtin atyre, duke i rrahur ata nëpër fytyrat dhe shpindët e tyre.
(28) Kjo (mënyrë e vdekjes) është, ngase ata, pasuan atë që shkakton pezmin e Perëndisë dhe që urrenin kënaqësinë e Tij; e Ai, ua ka shkatërruar veprat e tyre.
(29) Vallë, a mendojnë ata me zemra të sëmura – se, Perëndia nuk do t’ua qet në shesh urrejtjen e tyre?
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022