(31) (Ibrahimi u tha atyre): “Çfarë është obligimi juaj, o pejgamberë?”
(32) Ata thanë: “Na jemi dërguar te një popull mëkatar,
(33) për të hudhur gurë mbi ta prej (baltës) së forcuar,
(34) të shënuar te Zoti yt për ata që e kalojnë kufirin (në të këqia)
(35) Dhe, Ne i nxorëm ata besimtarë që ishin aty (në atë vendbanim) –
(36) e në të kemi gjetur vetëm një shtëpi muslimane –
(37) dhe, në të – kemi lënë argument (shenjë) për ata që i druajnë dënimit të dhembshëm.
(38) Dhe, ne kemi sjellë këshillë edhe te Musai kur ia dërguam atë – Faraonit, me argument të qartë,
(39) e u shmang (Faraoni), duke u mbështetur në pushtetin e vet, dhe tha: “(Ai është) magjistar ose i çmendur!”
(40) Dhe, ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det; ai është i qortuar (mëkatar).
(41) (Dhe, Ne, kemi dhënë këshillë mbi ngjarjen) e Adit, kur e dërguam frymën shkatërruese mbi ta,
(42) e cila nuk kurseu asgjë ngado që kaloi, e që të mos e ketë bërë si kalbësirë.
(43) Edhe për Themudin, kur iu tha atyre: “Kënaquni një kohë!”
(44) E, u madhështuan ndaj urdhërave të Perëndisë, e pastaj i goditi rrufeja (zëri i tmerrshëm), e ata e shikonin atë (dënimin),
(45) dhe nuk mundën as të ngritën, as të mbrohen prej dënimit.
(46) Edhe për popullin e Nuhut, që më parë (i kemi shkatërruar). Me të vërtetë, ata kanë qenë popull mëkatar!
(47) Ne, e kemi ndërtuar qiellin me pushtetin Tonë, e Ne, me të vërtetë, jemi të pushtetshëm edhe më tepër,
(48) dhe Tokën e kemi shtruar – sa i mrekullueshëm është Ai që e ka shtruar! –
(49) dhe, prej çdo gjëje kemi krijuar çifte, që të meditoni ju!
(50) Andaj, mbështetuni te Perëndia, se unë, me të vërtetë, jam dërguar te ju – prej Tij, paralajmërues i qartë;
(51) Dhe, mos i përshkruani Perëndisë zot tjetër, se unë, me të vërtetë, jam dërguar te ju – prej Tij, paralajmërues i qartë!”