(7) Pasha qiellin e stolisur me yje,
(8) ju jeni të larmishëm në fjalë,
(9) prej tij (Pejgamberit ose Kur’anit) është shmangur ai që ka qenë i shmangur (edhe më parë).
(10) U mallkofshin gënjeshtarët!
(11) Ata që janë thelluar në injorancë (dhe harrojnë ringjalljen).
(12) Ata pyesin: “Kur do të jetë Dita e shpërblimit?”
(13) (Do të jetë) atë Ditë kur ata do të përcëllohen në zjarr!
(14) (U thuhet atyre): “Shijoni dënimin tuaj! Ky (dënim) është ai që e nxitojshit!”
(15) Ata që i druajnë Perëndisë, me të vërtetë, do të jenë në kopshte dhe burime,
(16) duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë ata, me të vërtetë, më parë kanë qenë bamirës,
(17) ata, kanë fjetur pak natën (duke iu lutur Perëndisë)
(18) po dhe në agim kërkonin falje,
(19) e, në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.
(20) Në Tokë ka argumente (të shumta) për ata që besojnë qëndrueshëm,
(21) po edhe në ju – a nuk shihni vallë?
(22) E në qiell është furnizimi dhe premtimi juaj.
(23) Dhe, Pasha Zotin e qiellit dhe të Tokës, kjo është vërtetë e saktë, ashtu si është e vërtetë (aftësia e) të folurit tuaj.
(24) A të ka arritur ty lajmi për mysafirët e ndershëm të Ibrahimit?
(25) Kur ata hynë tek ai, e i thanë: “Selam (Paqë! – shpëtimi u qoftë!)” dhe ai u tha: “Selam (Paqë! Qofshi të shpëtuar!)” Ju jeni – (tha në vetvete) popull i panjohur!”
(26) Dhe, pa u hetuar, ai shkoi te njerëzit e shtëpisë dhe solli viç të majmë (të pjekur),
(27) e ua afroi atyre, e u tha: “A s’po hani?”
(28) Dhe, ndjeu frikë prej tyre, (e) ata i thanë: “Mos u friko!” dhe e sihariquan atë (se do t’i lindë) një djalë i dijshëm.
(29) Dhe, u duk gruaja e tij, duke thërritur dhe duke e rrahur fytyrën, e tha: “Vallë, unë plaka, sterile (a mund) të lind?!
(30) Ata thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm”.