(52) Po ashtu, nuk ka ardhur as para tyre asnjë pejgamber, e që të mos thonin (për te): “Është magjistar”, apo: “Është i çmendur!”
(53) Vallë, a mos ia kanë rekomanduar këtë njëri-tjetrit? Jo, por ata janë popull rebel,
(54) e, shmangu prej tyre; ti nuk do të qortohesh për këtë,
(55) dhe (vazhdoje) këshillimin, se, me të vërtetë, këshilla u bën dobi besimtarëve.
(56) Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë,
(57) Unë nuk kërkoj prej tyre furnizim, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë,
(58) furnizimin e jep vetëm Perëndia, i Fuqishmi, i Paluhatshmi!
(59) Me të vërtetë, për ata që kanë bërë zullum, kanë pjesë (të dënimit), të ngjashëm pjesës së shokëve të tyre që kanë qenë si ata, e le të mos e nxitojnë atë (dënimin),
(60) sepse, mjerë për mohuesit prej Ditës që u është premtuar!
الطور At-Tur
(1) Pasha malin e Turit (Sinajit),
(2) dhe Librin e shkruar në rreshta,
(3) të zhvilluar në lëkurë,
(4) dhe Tempullin plot haxhinj,
(5) dhe kupës së ngritur (të qiellit),
(6) dhe detit të mbushur,
(7) me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë,
(8) dhe askush nuk mund ta pengojë,
(9) atë Ditë kur qielli do të lëkundet fuqishëm,
(10) e malet të lëkunden me të madhe nga vendi!
(11) Atë Ditë, mjerë për ata që kanë përgënjeshtruar,
(12) që, të zhytur në gënjeshtra, argëtoheshin!
(13) Atë Ditë, kur me forcë do të hidhen në zjarrin e xhehennemit.
(14) (U thuhet atyre): “Ky është zjarri që e keni përgënjeshtruar,