(7) ata, me sy të përulur dalin nga varret, thua se janë karkaleca të shpërndarë,
(8) duke shpejtuar kah kasneci, e atëherë thonë mohuesit: “Kjo është ditë e vështirë!”
(9) Para tyre (mekkasve) ka përgënjeshtruar populli i Nuhut: mohonin robin Tonë (Nuhun) dhe thonin: “I çmendur!” – dhe e pengonin (në tregimin e Shpalljes).
(10) Dhe, iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur (prej popullit tim), andaj Më ndihmo!”
(11) Dhe, Ne ia kemi hapur dyert e qiellit me ujë (shi) të rrëmbyeshëm,
(12) dhe, i kemi hapur burimet e tokës, e u takuan ujërat për një veprim që ka qenë i caktuar.
(13) E, atë e bartëm (në barkën) prej dërrasave dhe gozhdave
(14) e cila lundronte nën kujdesin Tonë, - ky ishte shpërblim për atë që ishte i përgënjeshtruar.
(15) Dhe, Ne atë e kemi lënë si dokument, e a ka kush që këshillohet (me të)?
(16) dhe, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!
(17) Në të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillim, – e a ka kush që këshillohet (me të)?
(18) Dhe, Adi ka përgënjeshtruar (të vërtetën), - e çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!
(19) Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe frymë të stuhieshme – të pandërprerë –
(20) e cila i nxirrte njerëzit (prej strehimeve të tyre), thuase të ishin rrënjë të shkulura të hurmeve,
(21) e, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!
(22) Në të vërtetë, Ne, Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillim, - e a ka kush që këshillohet (me të)?
(23) Dhe Themudi i përgënjeshtroi paralajmëruesit Tonë –
(24) ata thanë: “Vallë, a ta pasojmë një njeri nga mesi ynë?! Atëherë, ne, me të vërtetë, do të ishim në rrugë të humbur dhe të çmendur.
(25) Vallë, në mesin (e sa) prej nesh, t’i dërgohet Shpallja atij?! Jo, ai është gënjeshtar mendjemadh!”
(26) Nesër (së shpejti), do ta dinë ata se kush është gënjeshtari mendjemadh!
(27) Ne, do ta dërgojmë devën për t’i sprovuar, andaj priti ti ata dhe bëhu i durueshëm.