(45) Ai krijon çiftet, mashkull e femër,
(46) prej pikës së farës (spermës) kur të hedhet (injektohet),
(47) dhe, me të vërtetë, tek Ai është krijimi i dytë (rindjallja),
(48) dhe Ai jep pasuri dhe kënaqësi të mjaftueshme,
(49) dhe Ai është Zot’i Siriusit,
(50) dhe Ai e ka shkatërruar popullin e lashtë të Adit,
(51) dhe Themudin, dhe s’ka lënë askë prej tyre,
(52) e madje, para tyre – popullin e Nuhut, i cili ka qenë (edhe) më zullumqarë dhe i zhytur edhe më shumë (në të këqia),
(53) dhe Ai i përmbysi vendbanimet (e popullit të Lutit),
(54) dhe i mbuloi ata çka i mbuloi (goditje e madhe),
(55) e, në çfarë dhuntie të Zotit tënd dyshon ti (polemizon)?
(56) Ky paralajmërues (pejgamber) është si ata të mëparshmit.
(57) U afrua ajo që është afër (Dita e Kijametit),
(58) nuk mund ta zbulojë (atë) askush, pos Perëndisë!
(59) E, vallë prej këtyre fjalëve (Kur’anit) po çuditeni,
(60) dhe po qeshni, e nuk po qani? –
(61) e, adje, jeni edhe të pakujdesshëm!
(62) Bëni sexhde për Perëndinë dhe adhuronie (Ate)!
القمر Al-Qamar
(1) U afrua Çasti (Dita e Kijametit) dhe u ça Hëna!
(2) E ata, sa herë shohin mrekulli, kthehen dhe thonë: “Magji e përhershme!”
(3) Ata e përgënjeshtrojnë (të vërtetën) dhe pasojnë kënaqësitë e tyre, e çdo gjë, madje, është e caktuar.
(4) Dhe, u patën ardhë atyre, me të vërtetë, lajme të cilat shpiejnë frikë,
(5) (Kur’ani është) dijeni e përsosur – por paralajmërimi nuk u bëri dobi,
(6) andaj, shmangu prej tyre! Në Ditën kur do t’i thërret ta kasneci (ftuesi) në diçka të tmerrshme –