القمر   سورة  : Al-Qamar


سورة Sura   القمر   Al-Qamar
وَنَبِّئْهُمْ أَنَّ الْمَاءَ قِسْمَةٌ بَيْنَهُمْ ۖ كُلُّ شِرْبٍ مُّحْتَضَرٌ (28) فَنَادَوْا صَاحِبَهُمْ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ (29) فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ (30) إِنَّا أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ صَيْحَةً وَاحِدَةً فَكَانُوا كَهَشِيمِ الْمُحْتَظِرِ (31) وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ (32) كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ بِالنُّذُرِ (33) إِنَّا أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ حَاصِبًا إِلَّا آلَ لُوطٍ ۖ نَّجَّيْنَاهُم بِسَحَرٍ (34) نِّعْمَةً مِّنْ عِندِنَا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي مَن شَكَرَ (35) وَلَقَدْ أَنذَرَهُم بَطْشَتَنَا فَتَمَارَوْا بِالنُّذُرِ (36) وَلَقَدْ رَاوَدُوهُ عَن ضَيْفِهِ فَطَمَسْنَا أَعْيُنَهُمْ فَذُوقُوا عَذَابِي وَنُذُرِ (37) وَلَقَدْ صَبَّحَهُم بُكْرَةً عَذَابٌ مُّسْتَقِرٌّ (38) فَذُوقُوا عَذَابِي وَنُذُرِ (39) وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ (40) وَلَقَدْ جَاءَ آلَ فِرْعَوْنَ النُّذُرُ (41) كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذْنَاهُمْ أَخْذَ عَزِيزٍ مُّقْتَدِرٍ (42) أَكُفَّارُكُمْ خَيْرٌ مِّنْ أُولَٰئِكُمْ أَمْ لَكُم بَرَاءَةٌ فِي الزُّبُرِ (43) أَمْ يَقُولُونَ نَحْنُ جَمِيعٌ مُّنتَصِرٌ (44) سَيُهْزَمُ الْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ الدُّبُرَ (45) بَلِ السَّاعَةُ مَوْعِدُهُمْ وَالسَّاعَةُ أَدْهَىٰ وَأَمَرُّ (46) إِنَّ الْمُجْرِمِينَ فِي ضَلَالٍ وَسُعُرٍ (47) يَوْمَ يُسْحَبُونَ فِي النَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ ذُوقُوا مَسَّ سَقَرَ (48) إِنَّا كُلَّ شَيْءٍ خَلَقْنَاهُ بِقَدَرٍ (49)
الصفحة Page 530
(28) Dhe, lajmëroi ata se uji do të ndahet në mes tyre e devës, në çdo racion (shujtë) do të jetë prezent (ai që e ka rendin)!
(29) Ata e thirrën shokun e tyre, e ai mori guximin dhe e preu atë (devën) –
(30) e, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!
(31) Ne e dërguam te ta një ulurimë e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme,
(32) në të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë (të kuptueshëm) pë këshillim, e a ka kush që këshillohet (me të)?
(33) Edhe populli i Lutit i ka përgënjeshtruar paralajmërimet.
(34) Ne, me të vërtetë, e kemi dërguar një fortunë mbi ta, pos në familjen e Lutit, këtë e shpëtuam në agim,
(35) nga dhuntia Jonë. Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falenderojnë.
(36) Me të vërtetë, ai (Luti) i paralajmëroi ata me fuqinë e dënimit Tonë, e ata polemizuan duke i mohuar paralajmërimet.
(37) At aprej tij i kërkuan mysafirët e tij, e Ne ua fshimë sytë atyre (i verbuam): “Shijoni dënimin Tim dhe paralajmërimin Tim!”
(38) E, të nesërmen në mëngjes, ata i goditi dënimi i përhershëm.
(39) “Shijoni dënimin Tim dhe paralajmërimin Tim!”
(40) Me të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për (ta mësuar përmendësh) këshillim, e a ka kush që këshillohet (me të)?
(41) Edhe njerëzve të Faraonit u patën ardhur paralajmërimet,
(42) por ata i mohuan të gjitha argumentet Tona, andaj Ne i dënuam ata, ashtu siç dënon i Plotëfuqishmi dhe i Plotëpushtetshmi.
(43) A mos vallë mohuesit tuaj (Mekkasit) janë më të mirë se ata (që u përmendën), apo ju keni ndonjë dekret në librat e shpallur?
(44) Apo, ata thonë: “Ne jemi grup i pathyeshëm!”
(45) Së shpejti do të thyhet grupi dhe me të vërtetë, mëkatarët do të jenë të humbur dhe në zjarr (në jetën tjetër) është më i tmerrshëm dhe më i idhët (se dënimi në këtë botë).
(46) ,
(47) Me të vërtetë, mëkatarët do të jenë të humbur dhe në zjarr (në jetën tjetër).
(48) Ditën që do të tërhiqen (me forcë) fytyrat e tyre në zjarr (e ju thuhet): “Shijoni zjarrin e xhehennemit!”
(49) Ne, me të vërtetë, të gjitha i kemi krijuar sipas dispozitës,
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022