(12) në Ditën që do të shohish besimtarët dhe besimtaret, që para tyre dhe në të djahtë ecë dritë e tyre (e ju thuhet): “Gëzim (ka) sot për ju: kopshtet e xhennetit nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë, në të cilët do të banoni përgjithmonë. Ky është sukses i madh!
(13) Në Ditën kur hipokritët dhe hipokritet do t’u flasin besimtarëve: “Pritna neve, që të shpërblehemi me dritën tuaj!” – u përgjigjet (atyre): “Kthehuni prapa, e kërkoni tjetër dritë!” Dhe, ndërmjet tyre do të vendose barriera (pengesa) që ka derë; brenda saj ka mëshirë, kurse jashtë saj ka vuajtje.
(14) A nuk kemi qenë me ju? – thërrasin ata. – “Po” – përgjigjen, - por ju e keni komprometuar veten dhe keni pritur, edhe keni dyshuar, dhe dëshirat e kota ju kanë mashtruar, përderisa ka arritur urdhëri i Perëndisë, e djalli u ka mashtruar ndaj Perëndisë!
(15) Sot, prej jush nuk pranohet kurrfarë kompensimi, e as prej atyre që nuk kanë besuar: zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju, e sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!”
(16) A nuk është koha që besimtarëve t’u zbutet zemra, kur përmendet Perëndia dhe e Vërteta (Kur’ani) që është reveluar (shpallur), dhe mos të bëhen ata sikur atyre që qysh më parë iu është dhënë Libri, por zemrat e tyre, me kalimin e një kohe të gjatë – u forcuan (në të keqe), dhe shumë prej tyre janë mëkatarë.
(17) Dijeni, se Perëndia, me të vërtetë, e ngjallë tokën pas vdekjes së saj! Na ju sqarojmë argumentet për të kuptuar ju!
(18) At dhe ato që japin lëmoshë dhe vullnetarisht i japin hua Perëndisë, do t’u kthehet shumëfish dhe për ta ka shpërblim fisnik.