(10) Edhe ata që vijnë pas tyre – thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve; O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!”
(11) A nuk po sheh se si hipokritët ju thonë shokëve të vet, të cilët janë ithtarë të Librit, e që nuk besojnë: “Nëse ju dëbojnë, ne do të dalim me ju dhe kurrkujt – asnjëherë, nuk do t’i përulemi kundër jush; e nëse ju sulmoheni, me siguri, do t’u dalim në ndihmë”, - e, Perëndia dëshmon, se ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë:
(12) nëse do të jenë të dëbuar, ata nuk do të shkojnë me ta; nëse do të jenë të sulmuar, ata nuk do t’i dalin në ndihmë; e nëse u dalin në ndihmë, sigurisht do të ikin, dhe ata do të ngelin pa ndihmë (përgjithmonë).
(13) Ju, në zemrat e tyre jeni më të tmerrshëm (frikësues) se sa Perëndia, ngase ata janë popull i pakuptueshëm.
(14) Ata luftojnë me ju duke qenë grumbull vetëm në vende të fortifikuara, ose pas mureve. Lufta ndërmjet tyre është e ashpër. Ti mendon se ata janë kompakt, mirëpo, zemrat e tyre janë të përçara, meqë ata janë njerëz që nuk mendojnë.
(15) Këta janë të ngjashëm me ata që kanë qenë pak para tyre, që e kanë shijuar dënimin e punës së tyre – ata i pret dënimi i dhembshëm!
(16) Janë të ngjashëm ata me djallin kur i thotë njeriut: “Mos beso!” – e kur bëhet mohues, atëherë ai i thotë: “Unë jam larg prej teje, unë, me të vërtetë, i frikohem Perëndisë, Zotit të gjithësisë!”