(22) Nuk gjen njerëz që besojnë në Perëndinë dhe në Ditën e Kijametit, e të ushqejnë dashuri ndaj atyre të cilët kundërshtojnë Perëndinë dhe Profetin e Tij, madje qofshin ata edhe etërit e tyre, ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ai, në zemrat e tyre ka mbjellë besimin dhe me shpalljen e Vet i ka fuqizuar ata, dhe Ai do t’i shpie ata në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Perëndia është i kënaqur me ta, por edhe ata do të jenë të kënaqur ndaj Tij. Ata janë ithtarë të (rrugës së) Perëndisë, e ata, ithtarët e Perëndisë, me siguri, janë fitues.
الحشر Al-Hashr
(1) Perëndinë e falenderon çdo gjë në qiej dhe çdo gjë në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
(2) Ai është që i ka dëbuar për here të pare prej shtëpive të tyre, ata të cilët nuk kanë besuar Librin; ju nuk keni menduar se ata do të shkojnë, kurse ata kanë menduar se kështjellat e tyre do t’i mbrojnë nga dënimet e Perëndisë, por dënimi i Perëndisë u ka ardhur prej nga ata nuk e kanë pritur, dhe Ai në zemrat e tyre ka mbjellë frikë; e, ata, me duart e tyre dhe me duart e besimtarëve i kanë shkatërruar shtëpitë e veta. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju mentarë!
(3) Sikur mos ta kishte caktuar Perëndia ndjekjen e tyre, Ai do t’i kishte dënuar në këtë jetë, por ata në jetën tjetër i pret dënimi në zjarr,