(9) E, ka ardhur Faraoni, dhe ata para tij, si dhe populli (i Lutit), me gabime të mëdha
(10) dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Perëndia i ka dënuar ata me dënim të ashpër.
(11) Ne, kur vërshoi uji i madh, ju ngarkuam juve në anije,
(12) për t’ju bërë këtë juve mësim dhe që të mbajnë mend veshët e atyre njerëzve (të dijshëm),
(13) e kur të fryejë njëherë buria,
(14) e toka dhe malet të bartën e të copëtohen nga një shpërthim (eksplodim)
(15) atë ditë do të ngjajë Dita e Kijametit,
(16) dhe do të çahet qielli, e atë ditë do të jetë i thyeshëm,
(17) dhe engjëjt do të rrinë anëve të qiellit, kurse atë ditë – tetë grupe engjëjsh do ta mbajnë Arshin (fronin) e Zotit tënd.
(18) Atë ditë do të pyeteni (paraqiteni) ju, dhe asnjë fshehtësi e juaj nuk do të mbetët e pazbuluar:
(19) atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e djathtë, do t’ju thotë (të tjerëve): Qe, lexoni librin, tim;
(20) unë kam qenë i bindur se do të paraqes llogari.
(21) E, ai është në një jetë të këndshme,
(22) në një kopsht të mrekullueshëm,
(23) frutet e të cilit janë të ulëta (afër duarve).
(24) (Ju thuhet atyre): “Ju bafshin mirë ushqimi dhe pijet për veprat që keni punuar, në ditët e kaluara!”
(25) Atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e majtë, do të thotë: “Ah, mos të më ishte dhënë libri im,
(26) dhe mos të kisha ditur për llogarinë time,
(27) Ah, të kisha qenë i vdekur (të mos isha ringjallur)!
(28) Pasuria ime nuk më solli dobi,
(29) dhe falimentoi fuqia ime!
(30) (e atyre u thuhet): “Kapni ata dhe lidhni në pranga,
(31) pastaj në skëterrë fërgoni,
(32) e mandej lidhni në zingjirë prej shtatëdhjetë kutësh,
(33) sepse, ai, me të vërtetë, nuk ka besuar Perëndinë e Madhërueshëm,
(34) dhe nuk ka nxitur të ushqejë të varfërit e shkretë.