(43) (ata do të jenë) me sy ulur dhe krejtësisht të poshtëruar, - e, me të vërtetë, kanë qenë të ftuar në përulje (sexhde), derisa qenë gjallë dhe shëndoshë.
(44) Prandaj, më lë ti Mua, (Unë) do t’i dënoj ata që e mohojnë këtë Thënie (Kur’anin), Ne ata gradualisht do t’i mashtrojmë (për dënim) në mënyrë të panjohur
(45) dhe u japim atyre afat, se, me të vërtetë, mashtrimi Im është i fortë!
(46) A po kërkon ti shpërblim nga ata, e ata janë të rënduar nga borxhet?
(47) E, a ka tek ata dijeni të fshehtë, e ata po i përshkruajnë ato?
(48) Duro ti për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bën si peshkatari (Junusi), kur iu lut Zotit të vet, e ai (Junusi) ishte i hidhëruar,
(49) dhe, sikur mos ta arrinte atë mirësi prej Perëndisë, ai do të hudhej në një shkretëtirë e do të ishte i qortuar,
(50) por, Zoti i tij e ka zgjedhur dhe e ka bërë atë në grupin e njerëzve të mirë.
(51) Pothuajse, me të vërtetë, jobesimtarët duan të të rrëzojnë me shikim kur dëgjojnë Kur’anin, duke thënë: “Ai, në të vërtetë, është i marrë!”
(52) E, ai (Kur’ani), është këshillë për tërë botën!
الحاقة Al-Haaqqa
(1) Çasti i të vërtetës!
(2) Çka është Çasti i të vërtetës?
(3) Kush ta shpjegon ty (plotësisht) Çastin e të vërtetës (Kijametin)?
(4) Themudi dhe Adi e kanë përgënjeshtruar Kijametin,
(5) e populli i Themudit është shkatërruar me një ulurimë (britmë) të madhe temrruese,
(6) e populli i Adit është shkatërruar me një furtunë të hatashme,
(7) të cilën Perëndia ua ka dërguar atyre shtatë netë dhe tetë ditë – parreshtur, e ku mund t’i vërejshe njerëzit e përmbysur si trungjet e hurmeve të kalbura,
(8) e, a po sheh mos ka mbetur kush prej tyre?