(20) Po, me të vërtetë! Ju e doni këtë jetë,
(21) kurse, për jetën tjetër nuk keni kujdes.
(22) Atë ditë – disa fytyra do të shkëlqejnë,
(23) në Zotin e tyre do të shikojnë;
(24) atë ditë – disa fytyra janë të mrrolura,
(25) e dinë që do t’i gjejë fatkeqësi e madhe.
(26) E, shiko! Kur të vijë shpirti në fyt,
(27) dhe thërret: “A ka shërues?”
(28) dhe ai do të bindet se ai është çasti i ndarjes
(29) dhe këmba me këmbën lidhen,
(30) atë ditë do të sillet të Zoti yt:
(31) “Ai nuk ka besuar dhe nuk është lutur (falë namaz),
(32) por ka mohuar dhe është shmangë,
(33) e pastaj ka shkuar te të afërmit (familja) e tij, duke u krenuar”.
(34) Mjer për ty! Mjer për ty!
(35) E, përsëri: Mjer për ty! Mjer për ty!
(36) Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa obligime (pa përgjegjësi)?
(37) A s’ka qenë njeriu së pari pikë fare (sperme) që hudhet lehtë,
(38) pastaj u bë gjak i doçkuar, nga i cili, Ai (Perëndia), e ka krijuar dhe e ka formur të plotë.
(39) Dhe, prej tij i bëri çiftet: mashkullin e femrën,
(40) e, vallë, Ai krijuesi, a nuk ka fuqi edhe t’i ngjallë të vdekurit?”
الانسان Al-Insaan
(1) Pa dyshim ka qenë kohë e gjatë (ajo), e që njeriu nuk është përmendur (nuk ka ekzistuar).
(2) Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga një farë e përzier (spermës); për ta provuar, dhe e bëmë atë që të dëgjojë dhe të shoh;
(3) Na, ia treguam atij rrugën, e ai (do të jetë) ose mirënjohës ose jomirënjohës;
(4) Na, me të vërtetë, për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë e pranga dhe flakë të zjarrit.
(5) Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë nga kupa (në xhennet), pije të përbërë me kambor.